Categories Lajme

Denaj inspektim subjekteve në Velipojë

Pasi iu vendos shiriti u bllokimit hoteleve dhe shtëpive të përshtatura për turistë, Ministria e Financave po u vjen në ndihmë për t’u formalizuar. Në kuadër të aksionit kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në plazhe, Ministrja e Financave Anila Denaj ishte në Velipojës, ku 11 biznese u zhbllokuan nga Administrata Tatimore, pasi bënë regjistrimin e tyre.

Denaj: Menduam te bënim një proces akoma më proaktiv. I morëm zonjat për t’ju asistuar ju si biznes, që të keni të gjithë informacionin e nevojshëm për regjistrimin e biznesit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

Velipoja mbetet një ndër nga plazhet më problematike për ligjshërminë dhe sigurinë e pushuesve, ndaj, Denaj kërkoi bashkëpunimin e insitutcioneve për ta ndryshuar këtë situatë.

Denaj: Kërkoj që nga të gjithë institucionet shtetërore, bashkitë  në veçanti të ndihmojnë këtë proces formalizmi. Ky është një proces që do të vijë në ndihmë të biznesit edhe në rastet kur ka neglizhenca apo vonesa. Po në momentin që ka një ndërgjegjësim të rritur është e rëndësishme që ne të jemi aty për ju dhe të heqim çdo barrierë që është e shtuar.

Duke pranuar se ende ka abuzime dhe informalitet, prefekti i Shkodrës paralajmëroi masa jo vetëm për shkelësit e ligjit por edhe për monitoruesit e zbatimit.

Millja: Masat do të jenë tepër të rrepta që nuk kanë marrë masa për të zbatuar ligjin dhe gjithashtu atyre që zaptojnë në mënyrë të papërgjegjshme e të padrejtë rërën, që është pasuri kombëtare dhe duhet ti shërbejë komunitetit.

Verifikimi i 281 në vijën bregdetare Velipojë -Shëngjin, tregoi se 100 prej tyre ushtronin aktivitet në kushtet e paligjshmërisë. /Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME