Categories Kulture

Deputeti francez Godart: Lidhja e kombeve u zmbraps para Konferencës së Ambasadorëve për mbrojtjen e çështjes shqiptare

Një dobësi e Lidhjes së Kombeve

Shqipëria është viktimë e një mohimi të drejtësisë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Shqipëria, anëtare e Lidhjes së Kombeve, i nënshtroi kësaj të fundit, në përputhje me paktin, konfliktin serioz që ekziston mes saj, Serbisë dhe Greqisë.

Serbia ka pushtuar në fakt një pjesë të Shqipërisë. Në të gjitha qytetet e Shqipërisë pashë mijëra refugjatë në skamje të plotë.

Duke u parashtruar këto fakte, mjerisht të padiskutueshme, duke vënë në dukje nga ana tjetër cenimet dhe kërcënimet greke që prishin qetësinë e Shqipërisë së Jugut dhe tentojnë të insinuojnë një konflikt,Shqipëria i kërkoi Lidhjes së Kombeve të merret me të gjitha problemet që mund të shtrohen në lidhje me kufijtë e saj, për të vënë në një dukje pasiguritë, sigurisht dëmtuese për paqen, aty ku ajo gjendet.

Pakti e parashikon këtë rast në nenin 15 të tij. Nëse, siç thotë, lind një mosmarrëveshje që “mund të çojë në një prishje” midis anëtarëve të Lidhjes së Kombeve, ajo paraqitet para Këshillit të Lidhjes. “Për këtë, mjafton që njëri prej tyre të njoftojë Sekretarin e Përgjithshëm për këtë mosmarrëveshje, i cili do të marrë të gjitha masat për një hetim dhe shqyrtim të plotë.”

Prandaj procedura shqiptare ishte e rregullt. Çështja ka dalë para Këshillit më 25 të këtij muaji. Çfarë ka vendosur ai?

Ja :

“Këshilli i Lidhjes së Kombeve është njoftuar se Konferenca e Ambasadorëve është thirrur për çështjen shqiptare dhe se po diskuton për të në këtë moment. Në këto kushte, Këshilli i Lidhjes së Kombeve beson se nuk ka asnjë arsye për ta thirrur atë në të njëjtën kohë.”

Unë pohoj se Këshilli i Lidhjes së Kombeve është keqinformuar. Nëse është e vërtetë që një shtet ka thirrur konferencën e ambasadorëve, kjo e fundit nuk është marrë ende me shqyrtimin e çështjes shqiptare. “Ajo është duke diskutuar për këtë tani,” tha këshilli. Kjo është e pasaktë.

Është e rëndë që të formulohet një mohim (përgenjështrim) i tillë.

Por pavlefshmëria e vërtetë e vendimit të këshillit qëndron në mohimin e drejtësisë që ajo kundërshton ndaj Shqipërisë. Nuk ka dyshim se kompetenca e Konferencës së Ambasadorëve është e pasaktë, se ajo e Lidhjes së Kombeve është më formale, më e gjerë, duke shkuar, sidomos kur bëhet fjalë për një prej anëtarëve të saj, te fuqia evokuese. Dhe mohimi i drejtësisë shfaqet më i frikshëm kur e dimë se, para konferencës së ambasadorëve, Shqipëria nuk është e pranishme, se kjo konferencë merr vendime me dyer të mbyllura.

Kështu, ja një popull që e çon çështjen e tij para institucionit të lartë ndërkombëtar të cilit i përket. Ai dëshiron që fati i tij të zgjidhet në mes të ditës. Ai evokon paktin në të cilin ai u pranua t’i përmbahej. Ai dëshiron që zëri i tij të dëgjohet si ai i armiqve të tij.

Negociata dhe compromise

Ai dërgohet mbrapsht, duke përmendur një pretekst të gabuar, në një konferencë nga e cila ai është i përjashtuar, por ku ulen kundërshtarët e tij. Ai kerkonte të drejtën e tij, ai u la në negociata dhe kompromise pa publicitet. Lidhja e Kombeve e braktis atë dhe e braktis vetveten.

A nuk është pak poshtëruese, kur kishim ëndërruar që një Lidhje e Kombeve të mbante një qëndrim të qartë, të pranonte përgjegjësitë e saj, të lexonim këtë paragrafin e fundit në vendimin e këshillit :

“Këshilli shpreh dëshirën që në interes të paqësimit të përgjithshëm dhe zhvillimit normal të Shqipërisë, Konferenca e Ambasadorëve të marrë vendimin sa më shpejt të jetë e mundur.”

Mendoj se këshilli mund të kishte shkurtuar afatet duke vendosur vetë.

Shqipëria nuk mund t’i përkulet një dështimi të tillë dhe ata që punojnë me pasion për zhvillimin e Lidhjes së Kombeve nuk mund të lejojnë që një pranim i tillë dobësie nga ana e këshillit të kalojë pa protesta. Asambleja e Lidhjes së Kombeve do të jetë gjyqtare, me shpresë, sepse Shqipëria ka të drejtë ta thërrasë atë drejtpërdrejt.

Për fat të keq, këto janë ende vonesa! Kush e di se çfarë do të ndodhë për sa kohë të zgjasin shtyrjet e saj?

Suksesi i taktikës greke që rezultoi me shpërdorimin e këshillit do t’i japë popullit të Konstandinit pak më shumë paturpësi dhe do ta nxisë atë të provojë një mashtrim të keq kundër Shqipërisë. A nuk është për t’u frikësuar se grekët do të kërkojnë një fitore më të lehtë, besojnë ata, atje se gjetkë, në Shqipërinë e Jugut, ku tashmë, në vitin 1914, ata kanë grumbulluar gërmadhat.

Për këtë, do të ishte përgjegjës Këshilli i Lidhjes së Kombeve.

Ai ka qenë i vetëdijshëm për rrezikun që theksojmë, ndërsa është zmbrapsur përpara aksionit që do të ndërmerrej për largimin e tij përfundimisht.

Ai i angazhoi palët për paqe, deklaroi se i kushtoi “mbrojtjes së popullatës dhe kombit shqiptar gjithë vëmendjen e tij”.Çfarë vlejnë këto rekomandime dhe deklarata në një dokument që, nga ana tjetër, dëmton aq shumë popullin shqiptar dhe shfaq një shqetësim të tillë për të shkarkuar te të tjerët një kujdes të tillë për të zgjidhur një çështje të vështirë? A do ta ndalin Konstandinin, i cili mund të përgatisë një ofensivë të guximshme kundër disa fshatrave shqiptare për t’i dhënë pak shkëlqim armëve të tij? A do të lejojnë që 40 mijë shqiptarët e përzënë nga toka e tyre nga serbët të shkojnë e të rifillojnë punën e tyre, në tokën e të moshuarve të tyre.

Nuk do të duheshin shumë vendime si ky që sapo analizuam për të dekurajuar miqtë, jo shumë të shumtë, të Lidhjes së Kombeve.

Justin Godart,

deputet,

ish-nënsekretar i shtetit

Justin Godart (1871 – 1956)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME