Categories Sport

“Derbi i krizës” mbyllet në paqe, Milani prek fundin dhe thellon problemet e Napolit

Milani nuk ka arritur të fitojë as në ndeshjen e javës së 12-të në shtëpi përballë Napolit, në një ndeshje e cila është mbyllur në barazim 1-1. Kuqezinjtë vinin pas një humbjeje në javën e fundit kundër Juventusit dhe kjo humbje e radhës, i shton më shumë krizën duke e renditur tashmë në vendin e 13, me 5 pikë më shumë se rënia nga kategoria dhe njëkohësisht, me një ndeshje më shumë.

Nga ana tjetër, Napoli që ka probleme të mëdha me stafin dhe presidentin, vazhdon të konfirmojë veten si skuadra që do të luftojë vetëm për një vend në Kupat e Europës dhe jo për titull. Ky barazim, e mban Napolin në vendin e shtatë me 15 pikë më pak se Juventusi i vendit të parë. rezultati u zhbllokua fillimisht nga Lozano ndërkohë që pak minuta më vonë, ishte Bonaventura ai që barazoi me një supergol.

Nga minuta e parë në këtë takim, ka luajtur edhe mbrojtësi Elseid Hysaj i cili u aktivizua si mbrojtës i majtë. Në pjesën e dytë, skuadrat kërkuan golin e fitores por dy portierët ishin protagonistë me pritjet e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME