Categories Teknologji

Shkencëtarët gjejnë forcën e pestë të natyrës, zbulimi i befasishëm që ndryshon kuptimin e funksionimit të universit

Shkencëtarët pretendojnë se ata kanë vëzhguar një forcë të pestë të natyrës që mund të transformojë të kuptuarit tonë se si funksionon universi. Studiuesit në Akademinë Hungareze të Shkencave kanë zbuluar rezultate që mund ta tregojnë atë në veprim. Ata panë një atom heliumi që lëshon dritë kur grimcat ndahen në një mënyrë të çuditshme që nuk mund të shpjegohet nga kuptimi aktual i fizikës.

Ishte hera e dytë që shkencëtari kryesor Attila Krasznahorkay dhe ekipi i tij kishin parë grimcën e re që ata e quanin X17. Ata gjetën që masa e saj të ishte 17 megaelectronvolts, ndersa Krasznahorkay tha: ‘X17 mund të jetë një grimcë, e cila lidh botën tonë të dukshme me materien e errët’.

Zbulimi vjen tre vjet pasi skuadra hungareze vuri re një anomali në shperthimin radioaktive, duke sugjeruar ekzistencën e një grimce të re. Nëse provat e tyre rezultojnë të sakta, zbulimi mund të ndryshjë plotësisht kuptimin tonë se si funksionon universi. Modeli aktual i punës i fizikës thotë se ekzistojnë katër forca themelore të natyrës: graviteti, elektromagnetizmi dhe forcat e dobëta dhe të forta midis atomeve.

Eksperimenti i vitit 2016 nga Z. Krasznahorkay dhe ekipi i tij i fizikanëve sugjeroi se ekzistonte një forcë tjetër. Ata pretendojnë se kjo mund të ndihmojë në shpjegimin e pamundësisë së modelit standard të fizikës së grimcave për të shpjeguar lëndën e errët. Lënda e errët është substancë e padukshme që mendohet të përbëjë më shumë se 80 përqind të masës së universit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME