Categories Lajme

Dërgonin njerëz në SHBA me vizë false, SPAK kërkon 15 persona

Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK)  ka vendosur të kërkoi arrest me burg për 15 të arrestuar nga 22 të ndaluarit me akuzën se dërgonin njerëz në SHBA Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar me vizë false. Si rezultat i këtij operacioni që ka zgjatur për 2 vite, janë arrestuar 15 persona, 7 në arrest shtëpie dhe dy në detyrim paraqitje.

“Në kuadër të hetimeve të deritanishme në procedimin penal Nr.174/2019 për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave“, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve“, “Grup i strukturuar kriminal“ dhe “Kryerja  e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal“,  dhe mbi dyshimet e arsyeshme të bazuara në prova për rrethin e personave të përfshirë në veprimtari kriminale të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave e vizave më shumë se një herë dhe të ndihmës në më shumë se një herë për hyrje të paligjshme të shtetasve shqiptarë në një shtet tjetër pa leje qëndrimi, për qëllime fitimi – mbi kërkesën e prokurorit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendim Nr.52 datë 16.05.2020 caktoi masa sigurimi personale ndaj disa  shtetasve”,- njofton SPAK.

“Në datë 18.05.2020, policia gjyqësore ekzekutoi urdhërimin e prokurorit për caktim nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të masave të sigurimit “Arrest në burg”, bazuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale për shtetasit : Bukurije Ahmetaj, Elvis Ahmetaj, Shkëlzen Avduli (Byberi, Gjoka, Popenga), Elvis alias Fatmir Qema, Klajdi Llika, Eduard Haxhiu, Altin Memaj, Blerim Coka, Admir Spahia, Azem Tanushi, Xhelil Dautaj, Mark Gjinaj (Gjini), Juxhin Tirana, Ilir Ferati, Gëzim Gjona”,-vijon njoftimi ““Arrest në shtëpi”, bazuar në nenin 237 të Kodit të Procedurës penale për shtetasit : Besjan Mustafa, Behar Ismailaj, Arian Koldashi, Arselda Memaj, Besnike Tufa, Ervilma Bezati. Gëzim Breza. “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’’, bazuar në nenin 234 të Kodit të Procedurës Penale për shtetasit : Drita Sadriaj, Aida Cenaj”,- njofton SPAK

“Bukurije Ahmetaj, Elvis Ahmetaj, Shkëlzen Avduli (Byberi, Gjoka, Popenga), Gëzim Breza, Elvis alias Fatmir Qema, Klajdi Llika, Eduard Haxhiu, Altin Memaj, Blerim Coka, Admir Spahia, Azem Tanushi, Xhelil Dautaj, Mark Gjinaj (Gjini), Besjan Mustafa, Behar Ismailaj,  Drita Sadriaj, Juxhin Tirana, Arian Koldashi, Aida Cenaj, Ilir Ferati, Arselda Memaj, Besnike Tufa, Gëzim Gjona, Ervilma Bezati – si të dyshuar se përmes pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal kanë kryer veprat penale të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave e vizave më shumë se një herë dhe kanë ndihmuar në më shumë se një herë për hyrje të paligjshme të shtetasve shqiptarë në një shtet tjetër pa leje qëndrimi, për qëllime fitimi.

Në veçanti, Besjan Mustafa dhe Behar Ismailaj, dyshohen për kryerje të veprës penale  ”Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim. Gjatë hetimeve të kryera është bashkëpunuar në vazhdimësi me strukturat e zbatimit të ligjit të disa shteteve dhe është arritur të identifikohen dhe provohen shumë raste të kapjes së shtetasve shqiptar, në territoret e shteteve të huaja, në udhëtim drejt SHBA, Kanada dhe Mbretëria e Bashkuar, duke përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara, të realizuara nga aktiviteti kriminal e shtetasve të mësipërm. Hetimet e këtij procedimi penal janë në vazhdim”,- përfundon SPAK.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME