Categories Lajme

SHBA/ Një vaksinë jep rezultatet e para inkurajuese

Renditur mes të parëve në garën botërore kundër koronavirusit të ri, kompania bioteknike amerikane, Moderna, financuar nga Uashingtoni njoftoi rezultatet paraprake por shumë inkurajuese për vaksinën e saj eksperimentale tek tetë vullnetarë, para provës në shkallë të gjerë parashikuar në korrik.

Kompania e re, në të cilën qeveria amerikane ka investuar 483 milion dollarë, njoftoi të dhëna pozitive nga faza fillestare e provave klinike. Në tetë persona, vaksina eksperimentale e quajtur mRNA-1273 ka dhënë një përgjigje imunitare të ngjashme me atë që shihet tek njerëzit që janë infektuar natyrshëm nga virusi që shkakton COVID-19. Presidenti Donald Trump, i cili kërkon 300 milion doza deri në janar për të vaksinuar popullatën amerikane, ka shprehur entuziazmin e tij.

“Unë kam parë rezultatet, ato janë mahnitëse. Unë jam shumë i lumtur dhe tregjet janë në rritje”, theksoi ai. Kjo fazë e parë parashikon gjithashtu të verifikojë që vaksina nuk është toksike, dhe Moderna raportoi vetëm disa efekte anësore të tilla si skuqje në vendin e injektimit. “Moderna filloi provat tek njerëzit më 16 mars, mes më të parëve në botë. Deri sot janë kryer vetëm 12 prova klinika, gjysma e tyre në Kinë”, sipas “London School of Hygiene & Tropical Medicine”.

Duke dashur të jetë në përparësi, SHBA-ja ka investuar më herët në projektin e Moderna-s, si dhe në ato, më pak të avancuara, të grupit amerikan “Johnson & Johnson” dhe laboratorit francez “Sanofi”, i cili ka vende prodhimi në SHBA. Është shumë herët për të parashikuar të ardhmen e kësaj vaksine, bazuar në një teknologji të quajtur ARN mesazh që ende nuk e ka vërtetuar efikasitetin e saj. Teknologjia synon t’i japë trupit informacionin gjenetik të nevojshëm për të aktivizuar mbrojtjen në mënyrë parandaluese kundër koronavirusit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME