I arrestuar për ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë, ku mbeti i vr.arë Santiago Malko, Blendi Teta në një prononcim, ka mohuar se është kë.r.cënuar.
Pas lajmit se Teta ishte kë.r.cënuar përmes një letre, Teta është shprehur se ndihet i sigurt në burgun e Fushë-Krujës, ndërsa ka mohur se ka lidhje me ngjarjen dhe se nuk ka arsye pse të qëndrojë në burg.
“Në të vërtet nuk jam kërcënuar nga asnjë person. Familjarët e mijë dhe të gjithë Shqipëria e dinë se kush jam unë dhe sa lidhje kam unë me këtë ngjarje.
Ndihem shumë i sigurt në burgun e Fushë-Krujës dhe nuk kam marrë asnjë kërcënim pas nuk kam lidhje me këtë ngjarje.
Unë nuk i njoh vrasësit e ngjarjes. Kam zbritur aty ku ka ndodhur ngjarja, kam marrë një taksi dhe kam ikur në shtëpi. Janë tabulatet e mija që kam qenë duke folur me familjarët e mijë. Nuk kam lidhje dhe nuk kam pasur lidhje fare me ngjarjen. Santiago Malkon nuk e kam njohur asnjëherë. Unë jam këtu me akuzën moskallëzim krimi, por unë nuk di çfarë krimi të tregojë ku nuk kam parë asnjë krim. Nuk ndihem i rrezikuar.”, -tha Teta.
39-vjeçari u arrestua nga Policia e Tiranës pak ditë pas ngjarjes, me akuzën moskallëzim krimi, pasi policia dyshon se ai ka qenë në dijeni për vrasjen e ish-efektivit dhe nuk ka raportuar për ngjarjen.
Ditën e ngjarjes, uniformat blu gjetën të braktisur në rrugën “Dalip Topi”, në afërsi të ish-drejtorisë së pyjores, një automjet tip skoda, ku më pas, nga kamerat e sigurisë ka rezultuar se pikërisht nga kjo makinë kishte zbritur 39 vjeçari Teta.
Burime për Shqiptarja.com nga policia kanë sqaruar se Teta më pas është vënë në përgjim dhe pasi ka shkuar në banesën e bashkëjetueses së tij në zonën e Laprakës, i ka shfaqur asaj shqetësimin se policia po e kërkonte për një vrasje.
