Categories Lajme

Dëshmia e 56-vjeçarit që plagosi të bijën me thikë: Vajza më injoronte…

Është zbardhur dëshmia e 56-vjeçarit Mikel Ndoj, i cili plagosi me thikë vajzën e tij 24-vjeçare dhe një kalimtar të rastit, paraditen e së hënës në qytetin e Durrësit. Ndoj është shprehur i penduar, duke theksuar se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e alkoolit.

Ashtu siç u bë me dije edhe më herët, shkak i konfliktit ka qenë tentimi i 56-vjeçarit për t’u ribashkur me familjen pas 6 vitesh të ndarë, gjë që është kundështuar nga e bija, Xh.N. Sipas dëshmisë, Ndoj ka shkuar të puna e vajzës së tij për të biseduar, por situata ka përshkallëzuar kur është përballuar me reagimine ashpër të vajzës së tij. Megjithatë, 56-vjeçari shprehet se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk mban mend me detaje se çfarë ndodhi në ato momente.

Gjatë dëshmisë, ai shpreh keqardhje dhe pendesë për ngjarjen dhe u kërkon falje vajzës dhe djalit, të cilin sipas tij, as nuk e njihte.

“Shkova te vendi i punës së vajzës pasi nuk po më përgjigjej në telefon. Dua të ribashkohem me familjen por vajza ka ndikuar negativisht. Nuk donte të kishte të bënte më me mua, më shpërfillte, më injoronte. Shkova për t’i thënë se doja të bisedoja me të, por më tha se nuk dua të kem asnjë lidhje me ty, për mua nuk ekziston më. Në këtë moment m’u errësuan sytë, i thashë hajde dalim pak përjashta që të flasim. Ajo më shtyu.

Nuk mbaj mend më se çfarë ndodhi. Ishte edhe një djalë aty që ndërhyri në ato momente. Teksa po tentonte të më largonte u pre nga thika edhe ai. Më pas ika dhe u fsheva diku afër repartit të zjarrfikëses. Aty e kuptova çfarë kishte ndodhur. Unë isha në gjendje të rënduar psikologjike dhe kisha konsumuar alkool. Më vjen shumë keq për atë që ndodhi.

Jam penduar shumë. U kërkoj falje vajzës dhe djalit që u plagos. Djalin nuk e njihja fare. Nuk di çfarë të them, ndihem shumë keq”, ka dëshmuar 56-vjeçari.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm, në lagjen nr.12 të qytetit, ndërsa shkak është bërë refuzimi i vajzës Xh.N për t’u mos u bashkuar me të atin.  Prindërit e vajzës ishin divorcuar 6 vite më parë për shkak të dhunës në familje dhe 56-vjeçari ishte larguar në Itali.

Ndoj rezulton një person me precedent penal në shtetin Italian për dhunë, vepër për të cilën kishte kryer edhe disa vite burg. Mirëpo, së fundmi ai ishte rikthyer për t’u ribashkuar me familjen, gjë që është kundërshtuar nga e reja. Kaq ka mjaftuar që 56-vjeçari të shkonte te puna e vajzës, me të cilën është konfliktuar dhe më pas e ka goditur me thikë. Ndërkohë një kalimtar, shtetasi O.M, ka ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen, por ka përfunduar i plagosur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME