Categories Lajme

Dëshmija e nënës së vajzës, tregon si e pa të miturën me shqiptarin përmes Instagramit

Detaje të reja kanë dalë në dritë, lidhur me rastin e rrëmbimit dhe incestit ndaj një vajze vetëm 14-vjeçare nga një 40-vjeçar shqiptar në një hotel në Omonia. Sipas mediave greke, 40-vjeçari ishte mik i familjes së vajzës 14-vjeçare, gjithashtu me origjinë shqiptare. Zhdukjen e vajzës së mitur e ka denoncuar nëna e saj. Ndërkohë sipas kësaj të fundit vajza doli me një shoqe dhe nuk u kthye dhe mungesën e saj e kishte konstatuar gjatë natës kur pa që nuk ishte në shtrat duke bërë denoncim për zhdukjen e saj.

Nëna e 14-vjeçares që u përdhunua nga 40-vjeçari shqiptar

Unë e kam rritur vajzën time vetëm, pasi unë dhe babai i saj u divorcuam para se ajo të lindte. Babai i saj nuk e ka njohur. Unë dhe vajza kemi probleme me sjelljen e saj, pasi ajo shpesh del nga shtëpia, nuk kthehet në kohë dhe gënjen se ku shkon dhe nuk mund ta gjej. Prej disa kohësh, sigurisht që kishte ndërprerë daljet, çdo natë, por dy javët e fundit po bën sërish të njëjtën gjë. Ajo gjithmonë dilte nga shtëpia me shoqet. Kur nuk e pashë në krevat telefonova shoqen e saj.

Më tha se kanë dalë për të marrë ajër, se janë mërzitur në shtëpi. Gjatë bisedës sonë nuk dëgjova asgjë, asnjë zhurmë, asgjë brenda. Me fjalë të tjera, kuptova se nuk ishin jashtë. Prita, por deri në mëngjes nuk erdhi. Kërkova në celularin e saj që e kishte lënë në shtëpi dhe pashë që vajza ime e kishte lënë hapur Instagramin me emrin e përdoruesit (shqiptarit).E shikova dhe pashë që kishte ngarkuar një “story” para disa orësh ku ishte bashkëngjitur edhe emri i hotelit në qendër të Athinës.

Pastaj kuptova që vajza ime ishte me të në këtë hotel dhe as që mund ta mendoja se çfarë mund t’i kishte bërë. Njoftova policinë dhe shkuam atje. Ajo më gënjeu duke më thënë se ai ishte babai i një shoku të saj. Burimi: Dikaiologitika.gr

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME