Categories Lajme

Dëshmitë e fundit: Dëshmitarët e Jehovait i bënë dhuratë shtëpinë familjes Josifi

Një prej banorëve dhe fqinjëve të familjes Josifi zbuloi detaje të reja: shtëpinë ua kanë blerë disa nga drejtuesit e Dëshmitarëve të Jehovait, por prej dy muajsh thonë se në derën e tyre nuk u pa më njeri. Një banore shprehet se e ndjera Anisa më herët u kishte shkuar në dyert e tyre duke u kërkuar që të bëheshin pjesë e këtij sekti fetar.“Njerëz shumë të mirë kanë qenë. Sidomos e ëma ishte grua zonjë. Vinin kështu që sillnin letra gjëra, Anisa. Na thoshin ndonjë gjë por ne nuk i pranonim. Shumë e tmerrshme kjo që ka ndodhur”, tha ajo. Një tjetër banor shprehet: “Ato blenë një shtëpi në kat të tretë. Nuk i kanë të blera me lekët e tyre. Atyre ua kanë bërë dhuratë Dëshmitarët e Jehovait, se ato kanë ardhur nga Përmeti të përfshira në këtë muhabet. Edhe unë i shihja ata të Jehovait që vinin me çanta, por dy muajt e fundit, pasi e ëma zuri vend dhe vajzat, as e ëma s’ka dalë fare. Vinin ata të Jehovait me çanta që u sillnin për të ngrënë, por meqenëse dera e saj nuk u hap më, domethënë që ato ishin të eleminuara dhe tani ka dy muaj që ata të Jehovait nuk kanë ardhur më, ka dy muaj. Ishin një burrë e një grua”.

Banorët e zonës ku jetonin familja Josifi treguan për ABC News se në familjen e tyre hynin e dilnin persona, dëshmitarë të Jehovait. “Ka patur këtu, ka patur para disa kohësh, por pastaj ikën nga këtu ata. Ishin ata të Jehovait, na thoshin vinin nga Amerika, vinin me ca këmisha të bardha e na luteshin, na jepnin libra, gjasme “na lexo këtë, bëhu me këtë”. Ka pasur më parë. Kurse tani po bën që nuk shikojmë të dalin më nga këta. Tani që ndodhi edhe kjo, dihet që janë futur në vijën e miut”, tregoi një tjetër banor. Ngjarja tronditëse në Kombinat rreth një javë më parë, ku u vetëflijuan nënë e bijë, të cilat qëndruan pa ngrënë nëpër një kohë të gjatë, me besimin te Ringjallja, tronditi opinionin publik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME