Categories Lajme

Dështon modeli hibrid i Elon Musk/ Makina “Tesla” shkakton aksident tragjik në Francë

Kompania kryesore e taksive në Paris ka pezulluar përdorimin e makinave “Tesla Model 3” pas një aksidenti vdekjeprurës që përfshiu një nga automjetet e saj gjatë fundjavës. Në një deklaratë zyrtare, firma e taksive G7 tha se do të pezullonte përdorimin e 37 makinave “Tesla Model 3”, derisa të përfundonte një hetim policor për aksidentin fatal të së shtunës.

Mediat franceze raportojnë se një shofer i kompanisë G7 po transportonte familjen në një restorant dhe nuk ishte në orar pune.

Papritur ai humbi kontrollin e makinës dhe përplasi një person që po ecte me biçikletë si dhe tre këmbësorë. Si pasojë e aksidentit një person ndërroi jetë dhe tre të tjerë u plagosën. Aksidenti ka shumë të ngjarë të ketë ndodhur për shkak të një problemi teknik dhe mosfunksionimit të sistemit të modelit hibrid të Elon Musk.

Një drejtues i kompanisë franceze të taksive tha se shoferi u përpoq të ndalonte makinën, por ajo ka marrë shpejtësi më shumë dhe për pasojë ka humbur kontrollin.Deri më tani nuk dihet nëse mjeti kishte aktivizuar sistemin që e vendos në automatik “Autopilot”, raporton gazeta franceze “Le Figaro”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME