Categories Lajme

Dështon projekti, Milot-Balldren drejt anulimit/ Koncesionari nuk siguron financime nga bankat

Kontrata për ndërtimin me koncesion të rrugës Milot-Balldren u miratua në Kuvend pak javë më parë, por burime i thanë Top Channel se kjo kontratë do shkojë drejt anulimit të saj.

Arsyeja është se kontraktori nuk ka arritur të gjejë financimet për ndërtimin e rrugës, për të nisur punën është kërkuar të jepen kredi nga bankat duke paraqitur edhe kontratën e miratuar nga Kuvendi, por bankat janë treguar dyshuese në këtë drejtim. Ky qëndrim vjen edhe pas një klime aspak pozitive në lidhje me këtë koncesion të rrugëve. Një vit më parë u zgjodh me garë kompania që do të ndërtonte këtë rrugë. Ajo ishte kompania ANK, me pronar të vetëm Agim Kolën, si fituesen e koncesionit me vlerë 161.5 milionë euro, për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës Milot-Balldren. Pas përfundimit të tenderit, Ministria e Energjisë dhe kompania negocioi kontratën e cila kaloi në votim edhe në Kuvend

Sipas kontratës, kompania ANK do ta ndërtojë aksin 17.2 kilometër të gjatë nga Miloti në Balldren me paratë e veta dhe më pas do të shlyhet nga buxheti i shtetit me këste për 13 vjet. Fillimisht, kostoja e rrugës Milot-Balldren ishte parashikuar 50% më e ulët por, 7 muaj më vonë kostoja e rrugës u rrit në 161.5 milionë euro. Sipas ministrisë, arsyeja ishte ndryshimi i projektit të kësaj vepre, ku u përfshinë dhe ndërtimi i rrugëve dalëse dytësore. Milot-Balldren është vepra e tretë e paketës 1 miliard euro, e lindur si një koncesion i pakërkuar, pra jo si projekt i qeverisë, por i propozuar nga vetë kompania ANK. Edhe këtë radhë, ashtu si në dy herët e mëparshme, tenderi është fituar nga kompania që ka bërë ofertën e pakërkuar të koncesionit./TCH/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME