Categories Lajme

Detaje/ “Mami eja”, u qëllua në sy të të birit 10 vjeç nga i dashuri i bashkëshortes, 40-vjeçari ende në gjendje kritike për jetën, detaje

Detaje të reja dalin lidhur me plagosjen e 40-vjeçarit me iniciale G.H në Fier, i cili u qëllua me armë zjarri nga i dashuri i bashkëshortes së tij, ngjarje kjo e ndodhur pesë ditë më parë.

40-vjeçari i plagosur ndodhet aktualisht në spital në gjendje kritike për jetën.

Burime për News 24 bëjnë me dijë se autor i plagosjes është Klement Beqaj, 26 vjeç.

Beqaj ishte në një lidhje dashurie me bashkëshorten e 40-vjeçarit, 29-vjeçaren Melisa Beluli. Ndërkohë që mësohet se çifti ishin në proces divorci.

Mësohet se 40-vjeçari është qëlluar me armë në sy të djalit të tij 10 vjeç. Ka qenë i mituri ai që ka telefonuar të ëmën dhe i ka kërkuar ndihmë.

Referuar burimeve për News 24 telefonata ka qenë e tensionuar, dhe më pas 29-vjeçarja ka shkuar së bashku me të dashurin në lokalin ku gjendej 40-vjeçari.

Duke qenë që çifti ishin në proces divorci, djali qendronte gjatë ditës me të atin dhe në mbrëmje shkonte tek nëna.

Beqaj dhe Beluli më pas janë arratisur. Ata janë shpallur në kërkim prej një jave nga policia.

Ditën e sotme policia përmes një njoftimi zyrtar tha se ka shpallur në kërkim  bashkëshorten e 40-vjeçarit të plagosur, me të cilën është në proces për zgjidhjen e martesës dhe autorin 26-vjeçar.

Më datë 08.01.2025, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier caktoi për 26-vjeçarin masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Njoftimi i policisë

Informacion shtesë:

Në vijim të informacionit të datës 05.01.2025, mbi plagosjen me armë zjarri të shtetasit G. H., 40 vjeç, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zogut të Zi”, sqarojmë se si rezultat i veprimeve hetimore u bë shpallja në kërkim e shtetases M. H., 29 vjeçe (bashkëshortja e 40-vjeçarit, me të cilën është në proces për zgjidhjen e martesës). Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e saj, si dhe të autorit të plagosjes, shtetasit K. B., 26 vjeç.

Më datë 08.01.2025, për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, përkatësisht për shtetasin K. B., për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, ndërsa për shtetasen M. H., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trendi që po përhapet te të rinjtë/ Teknologjia e vjetër për një jetë më të qetë

Rrjetet sociale dhe teknologjia kanë marrë një pjesë të madhe të jetës së përditshme, veçanërisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti me pasojë vdekjen e dy të rinjve në…

LEXO ME SHUME