Categories Lajme

Detaje nga arrestimi i 33-vjeçares në Tiranë

Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i 33-vjeçares në Tiranë, e akuzuar për shfrytëzim p rostitucioni. Mësohet se ish Gjykata e Krimeve të Rënda kishte caktuar ndaj saj masën arrest në burg për Salie Kovaçin. Kjo e fundit, në bashkëpunim me dy djem kanë shfrytëzuar një 15-vjeçare.

Historia daton në dhjetor të vitit 2013. Një vajzë 15 vjeçare, M. Lekica, ishte njohur rastësish në një lokal me Enea Sinanin dhe i kishte kërkuar ndihmë për t’u strehuar, pasi nuk jetonte me familjen. Enea ka marrë në telefon një shokun e tij të quajtur Koli, i cili ka mundësuar edhe strehimin e vajzës.

Gjatë kësaj kohe, 15 vjeçarja është shfrytëzuar për prostitucion nga i pandehuri Elton Drapi dhe të gjitha paratë e fituara i merrte vetë.

E m itura në atë kohë, ka arritur të evidentojë shfrytëzuesin e saj dhe ka bërë denoncimin ndaj tyre. Ajo ka rënë dakord me oficerin e policisë që të përgjojë disa biseda me shfrytëzuesit e saj.

Në dosjen e organit të akuzës, thuhej se vajza 15 vjeçare është detyruar të punojë si p rostitutë dhe gjithashtu nga ana e të pandehurit Enea Sinani i është kërkuar që të shkojnë së bashku jashtë shtetit me qëllim shfrytëzimin e saj si prostitutë.

Pjesë e kasj dosje është edhe e arrestuara Salie Kovaçi. Sipas hetuesve, edhe ajo vetë ushtronte prostitucion dhe përfitimet ia jepte Elton Drapit. Madje në disa raste siguronte edhe klientë. Kovaçi akuzohej nga prokuroria se ka pasur djeni për veprimet që kryente Elton Drapi, si dhe ka qenë e pranishme në të gjitha situatat në raport me vajzën 15 vjeçare. /abcnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME