Categories Lajme

Detaje për dy shqiptarët e arratisur nga qelia në Athinë (Foto)

Mediat greke kanë publikuar fotot e dy shqiptarëve të cilët u arratisën nga burgu i sigurisë së lartë në Koridhalo të Athinës. Mediat greke bëjnë me dije se dy shqiptarët e arratisur janë Elvis Pepa dhe Leonard Pepa ( në foto).

“BalkanWeb” ka mësuar detaje të reja për dy shqiptarët që u arratisën nga burgu në Greqi gjatë mbrëmjes së djeshme. Leonard Pepa nga Elbasani dyshohet se ka kryer 13 vjedhje dhe 3 grabitje, ndërsa po në qytetin e tij rezulton i dënuar për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim.

Gjithashtu Leonard Pepa shtatë vite më parë është arrestuar në Igumenicë me një sasi të madhe droge prej 244 kg kanabis. Ai ka përfunduar në burg në shtetin fqinj me 30 tetor 2017.

Ndërsa i arratisuri tjetër, Elvis Pepa, 31 vjec, nga Elbasani me banim ne Kavos të Korfuzit është arrestuar me 7 korrik të 2018.  Dy shqiptarët e arratisur nga burgu gjatë mbrëmjes së djeshme  nuk kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin.

Ata ishin dënuar për vjedhje dhe grabitje ndaj të moshuarve. Dy shqiptarët janë arratisur mbrëmë në darkë por sot në mëngjes është vënë re mungesa e tyre.

Shqiptarët vuanin dënimin në sektorin D të burgut. Sipas policisë greke shqiptarët kanë prerë hekurat e dritares, kanë dalë në “zonën e vdekur” dhe janë varur me litarë në pjesën e jashtme të murit të burgut duke arritur të arratisen.Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tyre ndërsa hetimet i ka marre përsipër Ministria greke e Drejtësisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME