Categories Lajme

Detaje/Përfshihet nga flakët automjeti i kryetarit të bashkisë së Vlorës Dritan Leli

Ngjarja është rregjistruar rreth orës 04 e 26 minuta të mëngjesit të së enjtes,ku automjeti tip Range Rover me targa AA 525 MP në pronësi të bashkisë së Vlorës dhe që përdorej nga kryetari i bashkisë është përfshirë nga flakët ,ndërsa së bashku me të është djegur edhe një tjetë automjet tip ford me targa AA 339 MZ,në pronësi të shtetasit me iniciale B.A. Ky i fundit ka marrë flakë për shkak se ndodhej i parkuar shumë pranë automjetit që përdorej nga kryetari i bahskisë së Vlorës.

Drejtuesi i mjetit tiP range rover,shoferi i kryetarit të bashkisë së Vlorës,shtetasi E.T,e kishte parkuar automjetin pranë banesës së tij,në një pallat në lagjen Lef Sallata të qytetit të Vlorës. Mësohet se si pasojë e flakëve të dy automjetet janë djegur plotësisht,ndërsa policia ka ngitur një grup hetimor që po merret me këtë ngjarje. Të dy automjetet janë larguar rreth orës 05 e 30 minuta në vendi i ngjarjes,ndërsa nga ajo cfarë ka mbetur në vend është një gomë rezervë dhe mbetjet e blozës së shkaktuar nga djegia e të dy automjeteve.

Mësohet se fillimisht automjeti i kryetarit të bashkisë së Vlorës të jetë dërguar në policinë e Vlorës,ndërsa nga burime të bluve,mësohet se automjeti është dërguar më pas drejt Tiranës,për ekspertizë dhe për të saktësuar shkaqet e djegies. Burime nga blutë e Vlorës saktësojnë se dyshimet janë që bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme,por ende asgjë nuk ëhstë saktësuar zyrtarisht nga policia,pasi do të pritet rezultati i ekspertizës që do të saktësojë edhe shkaqet e zjarrvënies në automjetin e kryetarit të bashkisë,nëse realisht kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme,apo flakët kanë ardhur për shkaqe aksidentale.

Banorë të zonës,ku edhe u dogj automjeti shprehen se nuk ka ndodhur asnjëherë pranë banesave të tyre një ngjarje e tillë e rëndë.Ndërkohë nuk ka patur endea snjë reagim nga bashkia e Vlorës apo vetë kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli,lidhur me këtë ngjarje,që coi në djegien e automjetit të tij.

Ky është rasti i dytë i rregjistruar në Vlorë,kur digjet një automjet që përdoret nga kryetari i bashkisë së Vlorës. Në 24 janar të vitit 2012 është djegur edhe automjeti i kryetarit të bashkisë në atë kohë,Shpëtim Gjika ,një mercedez benz me targa AA 815 AN,ngjarje e ndodhur ën atë k9ohë në zonën e ujit ët ftohtë,pranë banesës së Gjikës. Edhe atëherë anjëherë nuk u përcaktua ,nëse ishte zjarrvënie e qëllimshme,apo thjehst një ngjarje aksidentale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME