Categories Lajme

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Dibër

Një ngjarje në përmasat e makabres ka ndodhur në Bulqizë. Dhëndri është vrarë nga njerëzit e nuses në banesën e tyre, ndërkohë që të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë.

Mësohet se gjithçka nisi një ditë më parë kur pas një sherri për motive të dobëta Adriatik Jella, rreth 40 vjeç, i preu veshët vëllait të bashkëshortes.

Ngjarja ndodhi në Maqellarë të Dibrës. Mësohet se Jella u nis drejt fshatit të gruas së tij, Gjoricë dhe sapo hyri në banesë, plagosi një prej anëtarëve të kësaj familje. Duke u gjendur në këto rrethana, thuhet se vjehrri i tij ka marrë një dru dhe e ka goditur në kokë dhëndrin.

Ky i fundit humbi jetën duke shkuar në spital. Jella ishte person me precendent penal, ndërsa një muaj më parë ishte arrestuar për dhunë në familje. Paraprakisht thuhet se krimi makabër ndodhi pas një sherri mes kunatit dhe tij, pasi ai i kishte kërkuar llogari se pse i kishte dhunuar motrën.

Aktualisht policia po heton për ngjarjen në fjalë, ndërkohë që tre persona janë arrestuar.  Viktimë mbeti dhëndri i familjes, i cili një ditë më parë i preu veshët kunatit të tij.

Ja njoftimi i policisë

Policia zbardh e dokumenton plagosjen me mjet prerës të 2 shtetasve, si dhe vrasjen me thikë të autorit të dyshuar të plagosjes së tyre.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P. Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasit:
– V.Ç., 68 vjeç, banues në Topojan, për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” në bashkëpunim;
– G.D., 28 vjeç dhe A.D., 34 vjeç, (vëllezër) për veprën penale të ‘Vrasjes me dashje’, të kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME