Categories Lajme

Detaje të reja nga skema e mashtrimit me TVSH/ Zbulohen 5 kompani fantazmë, 4 mln euro dëm shtetit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksioni i Krimit Ekonomik të Policisë së shtetit dhe Hetimit Tatimor, nga ku u zbulua një skemë mashtrimi me TVSH nga bizneset që operojnë kryesisht në biznesin e ndërtimit dhe policisë private. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se nga kjo skemë të arrestuarit kanë bërë 4 milion euro dëm me faturat tatimore, si dhe janë nxjerrë nga Prokuroria 20 urdhra ndalimi për personat e përfshirë. Referuar po të njëjtave burimeve, nga ky operacion janë zbuluar 5 kompani fantazmë, ku mësohet se përveç blerësve janë ndaluar edhe biznesmenë.

Nga ky operacion, siç raportoi mbrëmjen e djeshme gazetarja Xhensila Kodra, fillimisht kanë qenë së paku 50 persona të shoqëruar,  por pas verifikimeve në pranga kanë rënë 17 prej tyre. Aksioni për arrestimin e tyre po vijon prej dy ditësh dhe ende po kërkohen persona të tjerë. Ky operacion vjen në kuadër të aksionit anti-informalitet që është shtrirë në të gjithë vendin dhe ka sjellë arrestime e bllokime të qindra bizneseve që janë kapur me shkelje.

Në kuadër të këtij aksioni, vetëm disa ditë më parë, u arrestuan 4 bashkëpronarë të kompanive të transportit publik dhe 4 punonjës, pasi përdornin bileta të falsifikuara në mënyrë që t’i shmangeshin detyrimeve tatimore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME