Categories Lajme

Detaje të reja, Zbulohet kush ishte pronari i galerisë, asnjë kusht sigurie në punë

Faxweb.al mëson detaje të reja nga trágjedia që ndodhi në një minierë në Selishtë të Dibrës, ku tre minatorë u gjetën të vdêkur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, pasi ishin shpallur të zhdukur nga familjarët e tyre.

Gazetari Enver Doçi bën me dije se kjo ka qenë një minierë e vogël, në pronësi të inxhinerit Ismail Hoxha, i cili u gjet dhe vetë i pajetë brenda në minierë, ndërkohë që kushtet e sigurisë në punë kanë lënë shumë për të dëshiruar.

“Në minierë mungonin të gjitha kushtet teknike për të punuar, pasi nuk ka pasur kontroll nga ana e specialistëve, nëse kishte shembje, si dhe mungonte tubi i ajrimit. Kjo ka qenë një minierë e vogël, punonjësit e saj kanë qenë të padeklaruar, në total mund të kenë qenë 10 persona që kanë punuar aty.

Kushtet teknike në atë minierë janë zero, nëse do të ishin respektuar masat e sigurisë këta persona nuk do ta kishin humbur jetën. Miniera ka qenë në pronësi të inxhinierit Ismail Hoxha që ka humbur jetën, më kanë bërë me dije burime nga inspektoriati i punës”, u shpreh Doçi.

Pòlicia bën me dije se u gjetën trupat e shtetasve: Ismail Hoxha, 64 vjeç, banues në Peshkopi, Fatos Çesku, 55 vjeç, banues në Bulqizë dhe Rushdi Rushiti, 33 vjeç, banues në Bulqizë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mësohet se tre minatorët i kishin humbur kontaktet me familjarët e tyre prej 48 orësh. Ka qenë vëllai i inxhinierit Ismail Hoxha, ai që ka shkuar dhe ka bërë denoncimin në Pòlici. Më pas kanë qenë dhe banorët e zonës ata që janë përfshirë në kërkime, dhe kur kanë shkuar në galeri fillimisht kanë gjetur vetëm sendet personale të vikt.imave.

Teksa janë futur brenda në galeri, fillimisht është gjetur trupi i pajetë i Hoxhës, dhe disa metra më tej i dy minatorëve të tjerë, ndërsa dyshohet se humbja e jetës është shkaktuar nga asfiksia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME