Categories Lajme

Detaje/ Tre të rinj shqiptarë ‘masakrohen’ brutalisht nga një grup personash në Mal të Zi (Emrat)

Tre të rinj shqiptarë që ishin nisur për në Gjermani janë dhunuar brutalisht sapo kanë zbritur nga trageti në Kotorr, të Malit të Zi.

Lajmi u denoncua përmes rrjeteve sociale nga familjarët e tyre, të cilët pretendojnë se ata u dhunuan nga 6-7 persona të veshur me veshje ushtarake. Në një interesim mbi këtë çështje, Policia e Shtetit thekson se të dhunuarit janë Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në vendin e quajtur Zelenika në afërsi të qytetit të Hercegnovit, të rinjtë janë ‘masakruar’ me grushte e shkelma nga këta persona ende të paidentifikuar.

Grupi prej 6 ose 7 personash është ngacmuar pa asnjë shkak nga personat e paidentifikuar, duke i goditur fillimisht makinën dhe pas daljes se dy shtetasve shqiptarë nga mjeti, ata janë sulmuar fizikisht duke mbetur të plagosur në pjesë të ndryshme të trupit. Shqiptarët nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë me personat që i kanë nxjerrë me dhunë nga makina dhe i kanë dhunuar, prandaj nuk dihet kombësia.

“Bazuar informacionin per nje incident i tre shtetasve shqiptare ne Hercegnovi te Malit te Zi, u mor kontakt me koleget malazez dhe konkretisht me Drejtorin e Policise Herceg Novi Zotin Slobodan Djokic nga i cili morem informacionin si me poshte vijon.

Sot me date 06.01.2023 rreth ores 14.00 ne vendin e quajtur Zelenika ne afersi te qytetit te Hercegnovit tre shtetas shqiptare me nje mjet me targa gjermane jane sulmuar nga nje grup prej 6 ose 7 personash pa asnje shkak, duke i goditur fillimisht makinen dhe pas daljes se dy shtetasve shqiptare nga makina jane sulmuar fizikisht edhe keta shtetas duke ju krijuar plage ne pjese te ndryshme te trupit. Keta shtetas jane paraqitur ne policine lokale me Hercegnovi per ndihme dhe jane trajtuar fillimisht na ana e mjekut ligjore ku jane konstatuar demtime te kategorizuar RRAHJE. Nga ana e policise malazeze ju eshte kerkuar te benin denoncim por keta shtetas te friksuar nuk kane pranuar te bejne nje gje te tille deri ne ardhjen e nje avokati shqiptar dhe per kete po shkon ne drejtimin tuaj po shkon nje avokat nga Ulqini. Shtetasit e demtuar jane:

1- Klodjan Meaj

2- Azem Dervishi

3-Doris Kopaci.

Ne bashkepunim me koleget malazeze kemi arritur qe te kontaktojme me shtetasit shqiptare te demtuar duke ju ofruar te gjithe asistencen qe ata kane nevoje. Nga koleget malazeze dhe konkretisht nga Drejtori Djokic jemi informuar se jane ne hetime intensive per zbardhjen e kesaj ngjarje te rende dhe per kete arsye jane shoqeruar disa persona. Me ardhjen e avokatit do tu vihen per njohje disa foto per personat qe mund te jene autore te mundeshem te kesaj vepre penale te rende”– thuhet në njoftimin e Policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME