Categories Lajme

“Të ndalohet fotoksina”, deputeti i PD: Është e rrezikshme, po përdoret për vetëvrasje

Rasti i vetëhelmimit të 41-vjecares me fotoksinë, ngre sërish diskutimin nëse ky preparat bujqësor me fuqi të mëdha helmuese duhet të jetë ende të treg. Tritan Shehu, deputet por edhe mjek në profesion thotë se ndër vite ka ngritur zërin për të ndaluar qarkullin e fotoksinës.

“Është një krim i realizuar në bashkëpunim me shtetin, është një çështje që unë e kam ngritur prej kohesh, fototoksina duhet hequr nga framakopea bujqësore shqiptare, nuk është më në vende të tjera, është vetëm në pak vende, është një lëndë ultra helmuese që po përdoret në mënyrë të vazhdueshme për vetëvrasje në Shqipëri”, -tha deputeti i PD, Tritan Shehu.

Shehu, shprehet se rrezikshmëria që fotoksina paraqet ka bërë që Bashkimi Europian ta heq nga përdorimi. “Në BE është hequr nga framakopea bujqësore”, tha Shehu.

Në Shqipëri janë regjistruar me dhjetëra raste të përdorimit të fotoksinës për vetëvrasje. Mjekët toksikologë e kanë të pamundur të shpëtojnë jetën e të helmuarve për shkak të shpejtësisë së veprimit të këtij preparati. Fotoksinën mund ta blesh në farmacitë bujqësore apo dhe në tregje të rëndomta. Ajo përdoret për të kontrolluar insektet dhe brejtësit në produktet pas vjeljes dhe për të dezinfektuar depot ruajtëse.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME