Categories Lajme

DETAJET/ Grabitje si e Pirros, si u vodh posta në Bulqizë, autorit rrugës i ranë tufat me para

Banorët e fshatit Fushë-Bulqizë, sidomos nxënësit e shkollës 9-vjeçare në këtë fshat, janë përfshirë nga paniku në momentin kur një person i armatosur dhe i maskuar ka sulmuar filialin e Postës Shqiptare në Fushë-Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10, ku një person hapi zjarr në drejtim të godinës dhe pastaj ka vrapuar për të hyrë brenda. Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutave. Në momentin kur janë dëgjuar të shtënat, personat e ndodhur pranë Postës dhe oborrin e saj janë shtangur nga të shtënat.

Kjo ka bërë që autori i grabitjes të hyjë në Postë dhe të rrëmbejë çfarë ndodhej në kasafortë, madje punonjësja nuk ka pasur asnjë mundësi për të reaguar. Personi i maskuar ka rrëmbyer afro 370.000 mijë lekët e ndodhur në Postë dhe ka dalë po me shpejtësi për t’u larguar nga fshati. Mirëpo, jo gjithçka ka funksionuar sipas parashikimeve të grabitësit, pasi dy stiva me para, 200.000 mijë, i kanë rënë në rrugë gjatë ikjes me shpejtësi, ndërkohë grabitësi ka marrë me vete 170.000.

Këto shifra konfirmohen nga zyrtarët e Drejtorisë Rajonale të Postës Dibër, të cilët kanë mbërritur shumë shpejt në vendin e ngjarjes dhe bashkë me Policinë dhe Prokurorinë kanë kryer inventarizimin e parave të vjedhura dhe atyre gjendje. Mësohet se Policia e Bulqizës ka shoqëruar pesë persona, të cilët mund të jenë pjesë e grabitjes. Zyrtarë të Komisariatit shprehen se autorit gjatë largimit i kanë rënë 200.000 mijë lekë dhe me gjasa ka lënë gjurmët e gishtërinjve. Po ashtu, në tentativë për të kaluar lumin e fshatit Fushë-Bulqizë, grabitësi ka hedhur disa rroba, të cilat mund të çojnë në identifikimin e tij.

Grabitja dyshohet se ka qenë e mirorganizuar, pasi autorët kanë mbajtur nën vëzhgim furgonin që ka transportuar paratë nga Bulqiza për në zyrat e Postës Shqiptare në Fushë-Bulqizë. Këto para ishin për pensionistët e fshatit. Pak pasi furgoni është larguar, autorët kanë ndërhyrë duke marrë shumën e parave që gjendej në kasafortë./ Panorama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ikën për një jetë më të mirë, prej një jave familja shqiptare fle në rrugët e Francës

Ndërsa festat po afrojnë, një familje shqiptare vazhdon të jetojë në rrugë në Montpelje të…

LEXO ME SHUME