Categories Lajme

Detajet/ Marash Gjoklaj tentoi të abuzonte me shitësen, 19-vjeçarja: S’e njihja, donte të më çonte në magazinë

Zbardhen detaje nga dosja e plotë në ngarkim të shtetasit Marash Gjoklajn, i cili u arrestua gjatë fundjavës në Tiranë, pasi tentoi të abuzonte seksualisht me një shitëse në një dyqan robash.

Në dëshminë e dhënë në polici, shitësja 19-vjeçare thotë se nuk e njihte personin në fjalë dhe nuk e kishte parë kurrë. Sipas saj ai është futur në ambientet e dyqanit të rrobave dy herë.

Herën e parë e ka ngacmuar me fjalë, ndërsa herën e dytë ka tentuar të abuzojë seksualisht. Shitësja pohon se Gjoklaj u afrua te banaku dhe me fjalë fyese, e kapi nga dora dhe tentoi ta fuste në magazinë, duke e goditur.
Pasi janë përleshur shitësja ka mundur të dalë në rrugë dhe të kërkojë ndihmë nga kalimtarët. Euronews Albania ka mundur të sigurojë dhe një sekuaencë nga kamerat e dyqanit.
Pjesë nga dosja mbi dëshminë e shitëses:

Rreth orës 20:45 ai ka shkuar përsëri te dyqani dhe ka shkuar direkt te banaku ku qëndronte shitësja.

I është afruar dhe i ka thënë fjalët: Do ta provosh pak k*** dhe më pas i ka kapur flokët, duke i bllokuar gojën dhe ka tentuar ta fus te pjesa tjetër e banakut, ku është magazina. Në këto kushte ajo ka kundërshtuar dhe është përleshur me shtetasin në fjalë, ku ai më pas e ka dëmtuar te pjesa e duarve, tek kyçi i djathtë si dhe e ka goditur tek pjesa e syrit të djathtë, duke i shkaktuar një hematomë dhe skuqje kësaj shtetaseje

Pas kësaj ngjarje ajo ka arritur të dalë jashte dyqanit dhe të kërkojë ndihmë në rrugë, ndërsa ai është larguar për në dreitim të vendit të quajtur Selvia pa nxituar dhe pa asnjë problem.

Në deklarimin e sajë kjo shtetase shton se ajo nuk e nieh këtë person dhe nuk e ka parë kurrë si dhe kishte shenjë karakteristike pasi kishte një dëmtim tek pjesa e kokës mbrapa. Pjesa prapa kokës qe dukej si plagë e qepur.

Para togave të zeza 27-vjeçari deklaroi këtë të hënë se nuk i ka kryer veprimet për të cilat akuzohet. Policia thotë se Gjoklaj ka qenë i dënuar më parë me 4 vite burg për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe aktualisht gëzonte lirinë me kusht.

Mbeten ende të paqarta argumentet e gjykatës se mbi çfarë baze i ka dhënë të riut lirinë pavarësisht dënimit për një vepër të rëndë penale.

Gjykata e Tiranës caktoi këtë të hënë masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME