Categories Lajme

U qëllua ndërsa flinte, vritet në Francë ish-ushtari i UÇK-së

Ish-ushtari i UÇK-së, Veli Sadiku, me origjinë nga Mitrovica e Jugut është qëlluar për vdekje në Francë, si pasojë e përplasjes me armë zjarri mes dy bandave kriminale.

Sipas medias franceze “Le Figaro”, Sadiku i cili ishte viktimë e rastësishme, pasi ishte në gjumë ndërsa është qëlluar. Për ngjarjen e rëndë ka folur edhe vajza e viktimës.

“Unë dhe nëna ime u zgjuam nga të shtënat e armëve, të cilat u ndalën fillimisht për disa momente dhe pastaj filluan sërish. Kur unë dhe nëna ime shkuam të shohim babanë ku flinte në shtratin e tij, ai kishte vdekur”, thotë 23-vjeçarja për gazetën franceze.

55-vjeçari bashkë me familjen e tij kishte 14 vjet që jetonte në Francë. Media franceze nuk bëri të ditur emrin e viktimës por mediat kosovare dhe postimi në rrjete sociale mësohet se viktima është Veli Sadiku, nga fshati Rashan i Mitrovicës, i cili gjatë luftës ishte ushtar i Ushtrië Çlirimtare të Kosovës.

“Rreth orës 12:30, disa personat që udhëtonin me një automjet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të ndërtesave dhe “nga një prej të shtënave ka mbetur i plagosur për vdekje një 55-vjeçar, i cili ndodhej në banesën e tij ”, thotë prokurori i Dijonit. Viktima e shpallur i vdekur në orën 12:50 të mëngjesit, ndodhej në banesën e tij në katin e parë me gruan dhe vajzën e tij, thotë një burim policor. Të shtënat kanë ndodhur në rrethin e Stalingradit dhe dy persona janë në arrati, sipas të njëjtit burim”, shkruhet më tej në gazetën franceze.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME