Categories Lajme

Deti me Greqinë, Shpëtim Idrizi: Nuk kemi asnjë lloj transparence nga pala shqiptare

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të shoqërisë civile. Nëbtakim u diskutua çështja e detit me Greqinë. Idrizi theksoi edhe njëherë se në bisedime duhet të përcaktohet qartë axhenda shqiptare, ndërsa ritheksoi edhe njëherë heqjen e ligjit të luftës.

“U jam shumë mirënjohës si qytetar i këtij vendi për reagimin që ju ka shoqëruar. Axhenda shqiptare duhet të fillojë nga heqja e ligjit të luftës, pirjet efekteve shumë të mëdha mbi çështjet çame. Po kaq e rëndësishme është çështja e shqiptarëve të Camërisë. Çamëria nuk është një aksident, por një trevë shqiptare, që së bashku me Kosovën u sakrifikuan për këtë Shqipëri politike që kemi ne sot”, u shpreh Idrizi.

Kreu i PDIU, më tej u ndal edhe njëherë te vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Idrizi shton se se në gjithë këtë histori nuk ka transparencë nga pala shqiptare.

Sa i takon detit, padyshim që dua të ndaj qartësisht me ju atë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese 2010. Shqipëria duhet të negociojë me Greqinë për zonën ekonomike dhe shelfin kontinental. Vendimi e thotë qartë se marrëveshja në fjalë nuk ndan shelfin në kuptimin juridik, por territorial.

Kufijtë detare dhe tokësorë janë të delimituar. Prandaj gjykata thotë që objekti është i gabuar dhe ne do të diskutojmë me Greqinë vetëm për shelfin kontinental dhe zonën ekonomike. Më duhet t’ju theksoj, nëse ne do të shohim edh e vendimin e gjykatës ndërkombëtare për incidentin e Korfuzit aty do të kuptohet që të gjitha këto dokumente janë relevante. Nëse do kishte ujëra territoriale si do na fajësonin ata?

Para dy vitesh ministri i jashtëm grek thoshte që marrëveshja është gati. Dhe ne vrisnim mendjen. Do të thotë që me të parët humbën 450 metra katror dhe me këtë tjetrën më pak. Jo nuk duhet kjo.

Kemi edhe deklaratën e Mitsotakis për zgjerim dhe kjo solli shqetësim. Në të gjithë këtë kohë ne nuk kemi asnjë lloj transparence nga pala shqiptare dhe gjithmonë e marrim vesh nga pala greke dhe mediat greke”, u shpreh Idrizi. g.v/abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME