Categories Lajme

Bëri kërdinë në Kavajë, kapet 25-vjeçari nga Peqini

Policia e Kavajës ka arrestuar një 25 vjeçar nga Peqini, i cili dyshohet se ka kryer një mori vjedhjesh në qytet. Dyshohet se i riu ka kryer të paktën 10 vjedhje në banesa dhe të biçikletave në zonën e Kavajës. Gjatë operacionit atij iu kap edhe një pistoletë çakmak.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se i riu është autor edhe i 10 rasteve të tjera të vjedhjeve të banesave dhe biçikletave, konkretisht:

-Më datë 18.09.2020, ka vjedhur një televizor në banesën e shtetasit M. H.; -Më datë 16.09.2020, ka vjedhur një televizor në banesën e shtetasit A. M.;   -Më datë 13.09.2020, në Golem, Kavajë, ka vjedhur disa vegla pune elektrike në banesën e shtetasit R. H.;

-Më datë 30.08.2020, tek mali i Robit, në Golem, ka vjedhur një shumë parash dhe një telefon në banesën e shtetasit E. B.; – Më datë 23.08.2020, në fshatin Qerret, ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit A. L.; – Më datë 12.08.2020, në Malin e Robit, ka vjedhur 700 euro në banesën e shtetasit E. K. dhe 220.000 lekë të vjetra në banesën e shtetasit A. S.; – Më datë 08.08.2020, tek Mali i Robit, Golem, ka vjedhur biçikletën e shtetasit L. V.; – Më datë 31.07.2020, në Golem, tek Mali i Robit, ka vjedhur biçikletën e shtetasit S. C.; -Më datë 07.05.2020, ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit S. Ç., ku ka marrë një televizor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME