Categories Lajme

Gabon qendra amerikane/ Hiqen udhëzimet, koronavirusi nuk transmetohet përmes ajrit

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) hoqi të hënën udhëzimet paralajmëruese për transmetimin e mundshëm nga ajri të koronavirusit, duke thënë se projekt-rekomandimi ishte postuar gabimisht. Udhëzimet tashmë të hequra, postuar në faqen e internetit të agjencisë të premten, u rekomandonin njerëzve që të përdorin pastrues për ajrin për të zvogëluar sasinë e mikrobeve që qarkullojnë përmes ajrit në ambjente të brendshme me qëllimin për të shmangur përhapjen e sëmundjes.

“CDC-ja po azhurnon aktualisht rekomandimet e saj në lidhje me transmetimin nga ajrori të SARS-CoV-2. Pasi të ketë përfunduar ky proces, do të postohet”, tha agjencia.

CDC-ja nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së agjencisë Reuters për komente lidhur me atë se si udhëzimi do të plotësohej me të dhëna të fundit. Agjencia kishte thënë se COVID-19 mund të përhapej përmes grimcave të ajrit që mund të qëndrojnë pezull në ajër e të përshkojnë një distancë përtej 2 metrash.

Aktualisht, udhëzimet e agjencisë thonë se virusi përhapet kryesisht nga personi në person përmes ciklave që dalin nga goja për shkak të frymëmarrjes, të cilat mund të bien në gojën ose hundën e atyre që rrinë pranë.

Në fillim të këtij muaji, Presidenti Donald Trump nuk ka ra dakord me komentet e drejtorit CDC-së, i cili tha se maskat mund të ishin edhe më efektive sesa një vaksinë ndaj koronavirusit, vaksinë e cila mund të përhapet gjerësisht në mes të 2021.

Komentet pasuan një raport të gazetes New York Times se udhëzimet në lidhje me testimet mbi koronavirusin të postuara muajin e kaluar në faqen e internetit të CDC-së, nuk ishin shkruar nga shkencëtarët e agjencisë dhe ishin postuar pavarësisht kundërshtimit të tyre.

Të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ajo nuk e ka ndryshuar politikën e saj mbi transmetimin e koronavirusit nga ajri. OBSH-ja beson se sëmundja përhapet kryesisht përmes piklave, por që në hapësira të mbyllura të mbushura me njerëz dhe me një sistem jo të mirë ajrimi, mund të ndodhë transmetimi përmes grimcave të ajrit tha drejtori ekzekutiv i programit të emergjencave të OBSH-së, Mike Ryan./VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME