Categories Lajme

Devoll,Ndalohen 4 persona

Në kuadër të operacionit policor te koduar “Perimetri”, Policia e Korccës ka vënë në pranga 4 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për transport të emigrantëve të paligjshëm.

Në kuader të operacionit “Perimetri”, u ndaluan shtetasit Adi Bregu, Besnik Beqiri, Lirim Spaho, Adriatik Zenelak dhe u shpall në kërkim E. Z

Policia shpjegon në njoftimin e saj se eshte goditur një grup i strukturuar kriminal, që ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Në kuadër të tij goditet një grup i strukturuar kriminal, që ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Hetimet pas një periudhe 6-mujore zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme pranë DVP Korçë, Policia Kufitare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll, nën drejtimin e Prokurorisë.

Vihen në pranga 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Devoll, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, pas një hetimi 6-mujor, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri” kanë goditur një grup të strukturuar kriminal që ushtronte veprimtarinë e paligjshme të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasve në kërkim:

– A. B., 36 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq,
– B. B., 47 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq,
– L. S., 47 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll,
– A. Z., 51 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll dhe u shpall në kërkim shtetasi:
– E. Z., 24 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 02.12.2021, ka caktuar për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu sqarojmë se në kuadër të këtij grupi të strukturuar kriminal, janë arrestuar më parë nga Policia, në kohë të ndryshme, edhe 3 bashkëpunëtorë të tjerë të shtetasve të lartpërmendur, konkretisht shtetasit A. Gj. dhe L. S., banues në Elbasan, si edhe shtetasi I. D., banues në Korçë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME