Categories Bota

“Dhamë 30 000 paund për udhëtimin VIP”, flasin prindërit e vajzës që ngriu në kamionin për Angli

26 vjeçarja vietnameze Pham Thi Tra My është mes 39 viktimave të kamionit të tmerri në Angli. Ajo i dërgoi nënës së saj disa mesazhe të dhimbshme në momentet e fundit të jetës duke i thënë se nuk merrte dot frymë dhe se po vdiste. CNN ka shkuar tek shtëpia e të resë duke intervistuar prindërit, të cilët janë të kapluar nga dhimbja.

“Trafikantët na thanë se do të rezervonin një vend VIP për vajzën tonë dhe për këtë neve na u desh të paguanim 30 000 paund që vajza jonë të mbërrinte shëndosh e mirë pa vuajtje në Britaninë e Madhe”, shprehet babai duke theksuar se tani humbën edhe vajzën edhe paratë. “Ata nuk na treguan se me çfarë do të udhëtohej, por këmbëngulën se do të ishte një udhëtim shumë i sigurt”, vijoi babai.

Mediat britanike raportojnë se është një numër i madh familjesh që ndodhen në ankth për të afërmit të tyre pasi ishin nisur për të shkuar në Angli.

Një ditë më parë u publikuan mesazhet e 26 vjeçares ndaj nënës teksa i thoshte se ishte duke vdekur për shkak se nuk merrte dot frymë. “Mami më vjen keq. Udhëtimi im nuk përfundoi me sukses. Jam duke vdekur, pasi nuk marr dot frymë”, i shkruan ajo ndër të tjera të ëmes.

Policia britanike gjeti 39 viktimë në kamionin frigorifer, për të cilët tha se ishin me origjinë nga Kina. Megjithatë duhet të përfundojë identifikimi i plotë i viktimave për të patur një panoramë më të qartë të origjinës së tyre. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME