Categories Lajme

“Dhjetë ditë që as lexoj, as shkruaj dot”/ Diplomati Fatos Tarifa preket nga virusi

Sociologu dhe diplomati Fatos Tarifa është prekur nga virusi i rrezikshëm, Covid 19 dhe lajmin e ka dhënë vetë ai, përmes një postimi në rrjetet sociale. Tarifa thotë se ka dhjetë ditë që kur i nisën shenjat e para të sëmundjes, praninë e të cilit në trup e konfirmoi skaneri pulmonar. “Sot duhet te jete dita e dhjete qe kam ndjere shenjat e para te covidit ne organizmin tim. Pranine e tij, ne nje shkalle te moderuar, e konfirmoi nje scaner pulmonar qe bera me 31 gusht. Nga ajo dite nisa te mjekohem intensivisht, sipas protokollit qe rekomandohet” – shkruan Tarifa në një mesazh dërguar miqve.

Teksa tregon se orët e ditës janë të gjata pafunësisht kur duhet të rrish shtrirë në shtrat, e si i kalon ai këto ditë me telefonatat dhe kujdesin që tregojnë për të, të afërmit, diplomati i bën apel miqve të ruhen të munden “qe ta evitoni kontaktin me kete virus tinezar. Askush nuk mund t’ju ruaje prej tij ju dhe te dashurit tuaj vec kujdesit tuaj”. Më poshtë, pjesë nga ky mesazh: “Kur ndodh te semuremi vuajme, sigurisht, por vuajtjet qe shkakton nje semundje e tille infektive jane te nje magnitude tjeter.

Vuajtja e pare ka te beje me friken qe virusin te mos ua japim njerezve te tjere, sidomos atyre me te cilet jetojme. Do te deshiroja ta vuaja une vete edhe dy apo tri here te tjera keta cfare po heq nga ky virus sesa ate ta merrte babai im i shtrenjte, burri i mire, i mencur, i urte, i drejte, i shenjte, Sevua 93 vjecar, i cili, fatmiresisht, keto dite, edhe pse i trembur, qendron stoik ne dhomen e tij. Pandemia e ketij viti beri qe te anulloheshin dy udhetime te bukura qe kisha planifikuar kete verë. Per dike si une qe udhetimet i ka pjese te jetes se tij kjo, ne vetvete, ishte dicka e veshtire, por aspak me e veshtire sesa gjendja ne te cilen me ka vene kjo semundje.

Intelektualisht thuajse i vdekur. Dhjete dite qe as lexoj, as shkruaj dot ndonje gje te kuptimte. Fatmiresisht, arrita te shkruaj parathenien e nje libri te mikut tim Ethem Ruka pikerisht diten qe u diagnostikova me covid (mission accomplished) por, fatkeqesisht, miku dhe kolegu im Enver Hoxhaj ne Prishtine, nuk arriti dot ta shkruaje ne kohe parathenien e nje libri qe une dhe Krisafi kemi bere gati per botim, pasi edhe z. Hoxhaj ra, njelloj si une, viktime e covidit.

I mbyllur ne karantine ne studion time, nuk do te deshiroja asgje me shume sesa nje kafe nga ato te zakonshmet me shoket e mi. 24 ore te dites dhe te nates jane nje kohe pafundesisht e gjate te perballohen ne shtrat, per shtate dite me radhe deri tani. Dhe, ndoshta, edhe per 7 ose 14 dite te tjera pas se sotmes.

Gezimet e dites? Cicerimat e zerit te djalit te djalit te madh, Sidritit, qe s’ka bere ende dy vjec dhe qe e degjoj tek perpiqet te artikuloje me ze te larte fjalet e para ne korridorin e gjate te shtepise. Nuk e kam pare per nje jave. Nga ana tjeter, vajza e djalit te vogel, Jonit, e cila, nga Haga, me sheh dhe me flet cdo dite ne video call, duke me thene: “Good moning” dhe, pastaj, “Bye Tosi” dhe shume “fjale” te tjera ne anglisht, hollandisht, shqip dhe indonezisht qe s’i marr vesh. Mbi te gjitha, gjendjen shendetesore ma lehtesojne keshillat dhe ndihma e motres, Dhurates, e cila eshte vete mjeke, si dhe interesimi i motres tjeter, Drites, nga Toronto.

Por jane telefonat dhe mesazhet qe marr cdo dite nga shoket dhe miqte e mi me te ngushte, që interesohen te dine per gjendjen time shendetsore, ato qe ma bejne diten me te lehte. Sot, e djele, 6 shtator, my Health Bulletin per ta duket se do te jete me i mire. Te pakten tempreratura ka rene ne 36.5.

Ju uroj te gjitheve te ruheni sa mundeni qe ta evitoni kontaktin me kete virus tinezar. Askush nuk mund t’ju ruaje prej tij ju dhe te dashurit tuaj vec kujdesit tuaj. Ju dua dhe ju jam mirenjohes per kujdesin qe keni treguar tere keto dite! Fatosi”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME