Categories Sport

Dhjetë futbollistët më të shtrenjtë të Superiores

Vasil Shkurtaj është futbollisti me vlerën më të lartë në Kategorinë Superiore, teksa kartoni i tij ka pësuar rritje. Kë është vlerësimi nga portali i njohur “Transfermarkt”. Në rast se Shkurtaj do të largohej nga Kukësi në këto momente, atëherë verilindorët duhej të arkëtonin 575 mijë euro. Sakaq, në ato nivele është edhe Abazaj. Ish-lojtari i Anderleht kushton 550 mijë euro.

Ndërkohë, vendi i dytë ndahet edhe me të tjerë, teksa në të njëjtën kuotë me Abazajn është edhe talenti i Teutës, Sherif Kallaku. Mesfushori i ka treguar cilësitë dhe tashmë duket se po përgatitet për një hap të madh në karrierë duke u transferuar jashtë Shqipërisë. Sipas “Transfermarkt”, edhe kartoni i 21-vjeçarit vlen 550 mijë euro duke pësuar një rritje. Lorenc Trashi i Partizanit ka gjithashtu një vlerë prej 550 mijë euro duke pësuar rritje të çmimit të kartonit. I vetmi që ka pësuar ulje në këtë listë mes 10 futbollistëve më të shtrenjtë është Jurgen Bardhi. Sulmuesi i Partizanit tashmë vlen 525 mijë euro. Sakaq, në këtë listë gjen edhe emrat e Nuabuezes, Malës, Uillian Kordeiros, Enis Gavazajt dhe Asani, i cili tashmë nuk është më pjesë e Superiores, pasi ka firmosur në Suedi me AIK Stokholm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME