Categories Lajme

Dhjetra plumba blindshpues kallashnikovi mbi mafiozin grek, çfarë kapën kamerat e sigurisë nga atentati në Athinë

Janë siguruar pamjet e atentatit mafioz në mes të Athinës, ku vrasës me pagesë ekzekutuan anëtarin e njohur të mafias greke, Vangjelis Zabunis.

44-vjeçari, të cilit i frikësoheshin bandat për shkak të sulmeve të herëpashershme ndaj tyre, i kishte shpëtuar në fill një atentati të mëparshëm. Megjithatë këtë herë porositësi i krimit ka eleminuar çdo rrezik dështimi, duke punësuar vrasës me pagesë që me plumba blindshpues kallashnikovi të “hiqnin qafe” kapobandën.

Menjëherë pas krimit, vrasësit me pagesë kanë “avulluar” nga vendngjarja. Për arratisjen, autorët kanë përdorur një mjet “Lexus”. Kamerat e sigurisë të bizneseve pranë vendngjarjes kanë siguruar momentin kur “Lexus-i” me shpejtësi skëterrë zhduket nga vendi i krimit.

Autoritetet shohin një larje hesapesh mes njerëzve të botës së krimit pas ekzekutimit mafioz të ndodhur në orët e vona të natës në zonën e Neos Kosmos.

Pak pas orës 02:00, autorët i janë afruar makinës së 44-vjeçarit, e cila ishte e parkuar përballë karburantit në pronësi të tij, në kryqëzimin e rrugëve “Frantzis” dhe “Ilias Ilios” dhe e kanë qëlluar me kallashnikov.

44-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa xhipi i tij i zi u mbush me vrima nga breshëritë e plumbave që u zbrazën nga armë e vrasësve. Sipas informacioneve, në xhipin e përdorur nga autorët kanë qenë të paktën tre persona, ndërsa në vendin e ekzekutimit policia ka gjetur 81 gëzhoja.

Viktima ishte i njohur për autoritetet, pasi në vitin 2018 kishte qenë shënjestër e një sulmi të armatosur pranë portit të Pireut. Më pas ai ka shpëtuar, pasi i kishte ngecur arma vrasësve, por edhe falë ndërhyrjes së policisë, e cila i dha ndihmën e parë, raporton Top Channel.

Sot, herët në mëngjes, policia gjeti në Dafni xhipin e vrasësve, e cila u dogj në Avenue Athinë për të mbuluar gjurmët ndërsa autorët u zhdukën.

Policia e Sigurisë po mbledh materiale nga kamerat e sigurisë që kanë regjistruar momentin e ekzekutimit, si dhe lëvizjet e autorëve para dhe pas vrasjes, ndërsa ka marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit një taksist, i cili në atë moment ndodhej në pikën e karburantit.

Zabunis tentoi ti bënte atentat gjykatëses që po gjykonte vllezërit Vlastos në 2012, por ngjarja u shmang falë ndërhyrjes së policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti i paqëndrueshëm në vend, reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

Ditën e sotme, vendi ynë pritet të përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me kthjellime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Arrestohet 38-vjeçari i kërkuar nga Italia, dënuar me mbi 7 vite burg për drogë dhe zhvatje

Vlorë/ Arrestohet 38-vjeçari i kërkuar nga Italia, dënuar me mbi 7 vite burg për drogë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME