Categories Lajme

Dhuna ndaj grave edhe online, ligj i ri dhe një aplikacion për të denoncuar rastet

Mesatarisht në një vit, 4500 gra denoncojnë dhunën. Por, studimet thonë se vetëm 1 në 10 gra të dhunuara denoncon. Për t’u ardhur më në ndihmë grave dhe vajzave që abuzohen apo dhunohen, tani është një aplikacion i cili quhet “Bright Sky Al”. Mjafton vetëm një klikim në këtë aplikacion që për të ruajtur përdoruesit fillimisht shfaqet si aplikacion moti, kalendar apo lojë. Por me një klikim tjetër, shkon në qëllimin e tij parësor të denoncimit të dhunës dhe çdo forme abuzimi. Jo vetëm denoncim por ky aplikacion të ndihmon të ngarkosh materiale audio dhe video që do të përdoren si provë kundër dhunuesit dhe abuzuesit.

Aplikacioni shkarkohet falas në çdo pajisje të telefonisë inteligjente dhe ofron edhe linjën e këshillimit për viktimat e dhunës. Ndërsa për raste serioze dhe urgjente, viktima e dhunës duhet te telefonojë policinë në numrin 112.

“Shpesh e shmangin denoncimin për të mos bërë publicitet të ngjarjes që ka ndodhur apo për opinion. Por gjithmonë denoncimet, qoftë edhe ngjarje të thjeshta për ngacmim apo për një dhunë psikologjike parandalon ngjarje më të rënda”, shprehet avokatja Vasilika Hysi për tch. Por gratë dhe vajzat sot po përballen me një tjetër lloj dhune, atë digjitale. Në këto kushte Ministria e Brendshme ka ngritur një grup pune për ta konsideruar këtë një vepër penale.  Po shihet mundësia për të nxjerrë akte nënligjore apo për të hartuar një ligj që të ndëshkojnë dhunën digjitale.

Nga ana tjetër, do të ketë një komunikim me rrjetet sociale për të pasur më kontroll për materialet e hedhura online që të jenë brenda normave pa cenuar përdoruesit apo ligjin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME