Categories Lajme

Shkarkimi i Aida Demit, ja kush është drejtori i ri i Kadastrës në Sarandë

Eugen Prifti është emëruar drejtori i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë. Burimet bëjnë me dije se gjithashtu janë shkarkuar edhe pesë punonjës pranë kësaj drejtorie. Vendimi është marrë nga Drejtoria e Përgjithshme një ditë më parë.

Sakaq, mësohet gjithashtu se ditën e premte janë sekuestruar disa dosje pranë sektorit të legalizimeve dhe regjistrimit të pasurive pranë kësaj drejtorie, të cilat do të referohen pranë Prokurorisë së Sarandës për hetime të mëtejshme.

Kujtojmë që pak ditë më parë oficerë të Komisariatit të Policisë Sarandë zbarkuan në zyrat e ASHK Sarandë. Ata kanë kryer kontrolle dhe sekuestruar dokumentacione pas një hetimi që ka nisur lidhur me shkelje të ndryshme, që ka çuar në shkarkimin e drejtoreshës së ASHK Sarandë, Aida Demi.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME