Categories Lajme

Dhunoi babanë dhe tentoi ta nxirrte nga shtëpia, arrestohet 37-vjeçari në Shkodër (VIDEO)

Dje u publikua një video ku shihej se si një i moshuar ishte katandisur ishte dhunuar nga djali i tij. Robert Staka dhunoi babanë e tij, Angjelin Staka, 79 vjeç dhe e postoi në rrjetet sociale.

Ish-montazhieri që prezantohej si gazetar në Shkodër dhunonte prindërit dhe kërkonte t’i nxirrte  nga banesa me qëllim për të shitur shtëpinë dhe me këto para pretendon se do të hapte një portal drejtësi.com. Pas videos ku babai i tij me lot në sy në prani të policisë dhe Robert Stakës që filmonte, tregonte se ishte dhunuar nga djali, Policia ka vënë në pranga 37-vjeçarin.

Njoftimi i policisë

Kanosi dhe dhunoi babanë e tij, i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje nga ai, si dhe kishte në posedim një armë imituese, vihet në pranga 37-vjeçari.

Gjithashtu, në një ambient të marrë me qira, të përshtatur me kompjuterë dhe me pajisje të tjera elektronike, 37-vjeçari menaxhonte llogaritë që kishte në Facebook dhe në WEB, të cilat i keqpërdorte për të fyer dhe për të shpifur për shtetas të ndryshëm.

Sekuestrohen një armë imituese e armës së zjarrit, 2 kompjuterë, 2 celularë dhe pajisje të tjera elektronike.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm pas kallëzimit të një shtetasi, se djali i tij e kanoste dhe e dhunonte, ndërkohë që kishte marrë urdhër mbrojtjeje nga ai, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin R. S., 37 vjeç, banues në Shkodër.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, shërbimet e Policisë kryen kontrolle në banesën e 37-vjeçarit, ku gjetën një armë imituese të armës së zjarrit.

Dhunoi babanë dhe tentoi ta nxirrte nga shtëpia, arrestohet

Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se shtetasi R. S., në një ambient të marrë me qira, menaxhonte nëpërmjet kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera elektronike, llogaritë që kishte në Facebook dhe në WEB, në të cilat postonte fyerje dhe shpifje kundrejt shtetasve të ndryshëm, disa prej tyre me funksione publike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Dhuna në familje”, “Fyerja”, “Shpifja”, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME