Categories Sport

Përleshja masive në Rrugën e Kombit, 106 tifozë përfundojnë në polici, 8 të arrestuar (VIDEO)

Një sherr masiv ndodhi ditën e djeshme në Rrugën e Kombit mes tifozëve të Tiranës dhe Vllaznisë.

Me ndërhyrjen e policisë, 106 tifozë kanë përfunduar në polici, ndërsa 8 prej tyre janë arrestuar dhe 20 janë vënë nën hetim.

Njoftimi i Policisë së Lezhës:

U konfliktuan fizikisht, në Rrugën e Kombit, dhe dëmtuan autobusët me të cilët udhëtonin, shoqërohen në ambientet e Policisë, 106 tifozë të ekipeve të futbollit ‘KF Tirana’ dhe ‘KF Vllaznia’.

Prej tyre, vihen në pranga 8 tifozë dhe procedohen penalisht 20 të tjerë.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe ato të komisariateve në varësi të saj, sapo janë njoftuar se në Rrugën e Kombit, tifozët e 2 skuadrave të futbollit në vendin tonë, po konfliktoheshin fizikisht, kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të 106 tifozëve (nga të dyja ekipet) të përfshirë në konflikt.

Në vijim të veprimeve procedurale për paligjshmëritë e kryera (konflikt fizik dhe dëmtim të autubusëve me të cilët udhëtonin), u arrestuan në flagrancë shtetasit: K. X., 20 vjeç, K. Z.,18 vjeç, R. M., 18 vjeç, I. A., 18 vjeç, K. D., 38 vjeç, R. L., 18 vjeç, F. K., 18 vjeç dhe F. Sh., 20 vjeç.

Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 20 tifozë të tjerë, nga të dyja ekipet.

Ndërkaq, tifozët e tjerë të shoqëruar, në përfundim të veprimeve procedurale, janë lënë të lirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale ‘Plagosja e lehtë me dashje’, ‘Prishja e qetësisë publike’ dhe ‘Shkaterrimi i pronës’, të kryera në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME