Categories Lajme

Dhunoi bashkëshorten dhe u largua nga banesa duke thyer masën e sigurisë, pranga 49-vjeçarit

Policia ka vënë në pranga një 49-vjeçar në Pogradec, i cili ishte në kërkim që prej 22 majit, pasi kishte dhunuar bashkëshorten dhe ishte larguar nga banesa, duke thyer masën e sigurisë.

Bashkëshortja e 49-vjeçarit ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprat  penale “Dhuna në familje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Njoftimi i policisë:

Ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”, goditi me sende të forta bashkëshorten e tij dhe u largua nga banesa, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin:  P. F., 49 vjeç, banues në fshatin Mëmëlisht.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 22.05.2025, në fshatin Mëmëlisht, Pogradec, në banesë, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhunë në familje”, ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij dhe është larguar menjëherë nga banesa.

Bashkëshortja e 49-vjeçarit ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprat  penale “Dhuna në familje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti i paqëndrueshëm në vend, reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

Ditën e sotme, vendi ynë pritet të përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me kthjellime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Arrestohet 38-vjeçari i kërkuar nga Italia, dënuar me mbi 7 vite burg për drogë dhe zhvatje

Vlorë/ Arrestohet 38-vjeçari i kërkuar nga Italia, dënuar me mbi 7 vite burg për drogë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME