Categories Lajme

Dhunoi dhe kërcënoi të atin se do ta vriste me sopatë, Balla publikon videon e arrestimit të 35-vjeçarit

Forcat RENEA kanë naetralizuar dhe vënë në pranga 35-vjeçarin Eduart Hoxha në Shijak, pasi ky i fundit dhunoi dhe kërcënoi babain me sopatë.

Fillimisht 35-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë efektivët e policisë që lokale që kanë mbërritur të parët dhe më pas është mbyllur në banesë me sopatën dhe thikën me vete.

Në të tilla kushte, në ndihmë të policisë lokale kanë shkuar forcat RENEA ka ndërhyrë me forcë në banesë, kanë neutralizuar dhe arrestuar 35-vjeçarin.

“Ushtroi dhunë ndaj babait dhe e kërcënoi se do ta vriste me mjete prerëse (sopatë dhe thikë), ndërhyrja e forcave të Policisë parandaloi ngjarjen.

35-vjeçari kundërshtoi me dhunë forcat e Komisariatit të Policisë dhe u mbyll në banesë.

Ndërhyrja e RENEA-s vuri në pranga 35-vjeçarin.

Shërbimet e Policisë morën njoftim se në fshatin Rubjek, Maminas, një shtetas po dhunohej dhe po kërcënohej me mjete prerëse (sopatë dhe thikë), nga djali i tij.

Pas informacionit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresen e dhënë ku kanë bërë të mundur parandalimin e dhunës dhe kanë nxjerrë nga banesa shtetasin e dhunuar.

Gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e 35-vjeçarit që ushtronte dhunë ndaj babait të tij, ai ka kundërshtuar me dhunë shërbimet e Policisë lokale dhe është mbyllur në banesë, bashkë me mjetet prerëse.

Ndodhur në këto kushte, në ndihmë të Policisë kanë shkuar Forcat e RENEA-s.

Pas disa orësh negociata, Forcat RENEA kanë ndërhyrë me forcë në banesë, duke bërë të mundur neutralizimin dhe vënien në pranga të shtetasit E. H., 35 vjeç, banues në Rubjek.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë sekuestruan mjetet prerëse (sopatë dhe thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”- njoftoi policia.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të 35-vjeçarit në Maminas, i cili u vu në pranga pas dhunës së ushtruar ndaj babait të tij.

Balla ka nxjerrë pamjet e të riut, i cili ndodhet në oborrin e shtëpisë me sëpatë në dorë, ndërsa policia dëgjohet t’i thotë: “Ule sëpatën, o çun”.

“Parandalimi apo reagimi në kohë nga Policia e Shtetit në rastet e dhunës në familje, dhunës me bazë gjinore apo ndaj të miturve, janë detyra të cilat duhet të ndiqen me vëmendje maksimale në të gjithë territorin. Përgëzoj forcat e RENEA të cilët ndërhynë në kohë në rastin kërcënimit dhe dhunimit të një të moshuari, duke arrestuar dhunuesin”, shkruan Balla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME