Categories Lajme

“Erdhi me dëshirë”, zbardhet dëshmia e kirurgut në Tiranë që abuzoi me 16-vjeçaren

Mjeku kirurg Dervish Hasi, i cili u arrestua ditën e djeshme për abuzim seksual dhe shfrytëzim prostitucioni të një 16-vjeçareje, ka deklaruar para hetuesve se e mitura kishte shkuar me dëshirë tek ai. Të njëjtën dëshmi ka dhënë edhe vetë 16-vjeçarja, e cila ka thënë se shkonte me dëshirë te Hasi.

Nga ana tjetër, familjarët e të miturës kanë deklaruar se kishin insistuar në shkëputjen e lidhjes mes 16-vjeçares dhe Hasit, por e mitura këmbëngulte se nëse kjo ndodhte, ajo do i jepte fund jetës. Kujtojmë se e mitura prezantohej si gruaja e katërt e Dervish Hasit, i cili kishte edhe 3 gra të tjera.

“Për këtë ngjarje janë marrë disa persona në pyetje, ndërsa mjeku kardiokirurg është shprehur vetëm me ‘po’ ose ‘jo’ në dëshminë e tij. Ai ka thënë se 16-vjeçarja ka ardhur me dëshirën e saj dhe nuk është detyruar nga askush. Po ashtu janë marrë në pyetje edhe familjarët e 16-vjeçares, të cilët janë shprehur se vajza e tyre ka shkuar me dëshirë te 42-vjeçari. Nga ana tjetër, ata kanë tentuar që ta ndalojnë këtë marrëdhënie mes tyre, por ka qenë e pamundur.

Ka qenë pikërisht familja e 16-vjeçares që ka bërë denoncimin, pasi ata kanë insistuar që t’i jepnin fund kësaj marrëdhënieje. Pasi policia bëri sekuestrimin e celularit të Hasit, u pa se në aplikacionin Whatsapp kishte disa video të abuzimeve. Dervish Hasi, mjek kardiokirurg, që shërbente në spitalet shtetërore të kryeqytetit, u pezullua, pas bërjes së rastit publik. Më herët ai ka qenë nën hetim nga SPAK pas dyshimeve se furnizonte grupet kriminale me armë dhe tritol, ndërsa në vitin 2019 në automjetin e tij u vendos një sasi tritoli, që besohej se kishte të bënte me tregtinë e armëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME