Categories Lajme

Tentoi t’i merrte me dhunë çantën me para të moshuarës, arrestohet 34-vjeçari në Malësi të Madhe

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia pasi tentoi të grabiste një të moshuar. Ngjarja ka ndodhur në Malësi të Madhe.

Autoritetet njoftojnë se është sekuestruar çanta me 15 500 lekë të rinj që tentoi t’i merrte 34-vjeçari me inicialet E. T., pensionistes. Sakaq materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

“Tentoi t’i merrte me dhunë, çantën me një shumë parash, një 73-vjeçareje, ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, parandalon ngjarjen. Kapet në flagrancë, nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të planëzuara në shërbim në këtë zonë, autori i dyshuar.  Sekuestrohet çanta me 15 500 lekë të rinj që tentoi t’i merrte 34-vjeçari, të moshuarës.   Mesditën e sotme, punonjësit e Policisë të planëzuar me shërbim në terren, për goditjen e paligjshmërive dhe rritjen e parametrave të sigurisë, kanë konstatuar një shtetas që po tentonte t’i merrte me dhunë çantën një shtetaseje të moshuar.  Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Patrullës së Përgjithshme që ishin me shërbim në këtë zonë, për të parandaluar vjedhjen dhe për të vënë në pranga autorin.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale është kapur në flagrancë dhe është vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi: E. T., 34 vjeç, banues në fshatin Rec, Malësi e Madhe.  Gjithashtu u sekuestrua çanta me 15 500 lekë të rinj, që mbante 73-vjeçarja (pensioniste).   Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME