Categories Lajme

Dhunoi gruan dhe djalin e tij të mitur, arrestohet 51-vjeçari, në pranga dhe 8 persona të tjerë

Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes  dhe djalit të tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Q., 51 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe ka keqtrajtuar djalin e tyre të mitur”, thote policia.  Po ashtu policia thotë se në pranga në 24 orët e fundit janë vënë 8 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policies Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Q., 51 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe ka keqtrajtuar djalin e tyre të mitur .

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë ekzekutimi i vendimit për ndalimin e shtetasit në kërkim N. Z., 49 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë në mungesë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Vjedhja”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë ekzekutimi i vendimit për ndalimin e shtetasit në kërkim A. I. (K)., 31 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – V. M., 39 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin E. B., 27 vjeç; – A. B., 32 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur; – K. M., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi. – R. P., 54 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin S. V.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME