Categories Lajme

Dhurata Çupi: Basha të japë dorëheqjen për të mirën e PD-së! Berisha po bashkon partinë

Deputetja Dhurata Çupi deklaron se dorëheqja e Lulzim Bashës do t’i shërbente Partisë Demokratike.

Në një intervistë për Klan News, Çupi shprehet se Sali Berisha ka mbështetjen e strukturave të PD-së, ndërsa shton se lëvizja e tij ka për qëllim ngritjen dhe bashkimin e partisë.

Dhurata Çupi shton gjithashtu se pret që pas reflektimit, Lulzim Basha të marrë vendimin për t’u larguar, pasi sipas saj, kriza në PD ka arritur kulimin.

“Mendoj që lëvizja e Sali Berishës kurrë s’ka pasur qëllim për të shkatërruar Partinë Demokratike. Përkundrazi i besoj lëvizjes së tij në kuptimin e ngritjes dhe bashkimit të Partisë Demokratike.

Nuk e mendoj, asnjë anëtar i strukturave të Partisë Demokratike nuk e ka menduar që nuk ka mbështetje zoti Berisha në strukturat e Partisë Demokratike. Ka mbështetje në strukturat e Partisë Demokratike. Zoti Basha duhet të japë dorëheqjen për të mirën e Partisë Demokratike.

Ne urojmë që të shkojmë drejt kësaj, të ketë tërheqje. Basha ka deklaruar se është në reflektim e sipër, presim vendimmarrjen e Bashës. Kriza e thellë është në kulmin e vet, nuk ka ku të shkojë”, u shpreh deputetja e PD, Dhurata Çupi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME