Categories Lajme

Vizita e Josep Borrell në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut: Është koha për të rigjallëruar procesin e zgjerimit në BE

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell vizitoi Ballkanin Perëndimor këtë javë në një kohë që Ukraina ndodhet nën sulmin ushtarak të Rusisë.

“Fillimi i bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është një prioritet i lartë për BE-në”, theksoi Borrell gjatë vizitës në të dy vendet. 

Ai udhëtoi gjithashtu në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u kërkoi udhëheqësve t’i jepnin fund bllokimit të krizës politike dhe përparimit në reformën zgjedhore.

Gjatë takimit me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimirar Kovaçevski të hënën, Borrell përshëndeti shtysën e re mes Sofjes dhe Shkupit për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme reciprokisht.

“Është koha për të zgjidhur çështjet e kahershme dypalëshe dhe për të filluar sa më shpejt negociatat e anëtarësimit në BE”, tha ai.

Të martën, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Përfaqësuesi i Lartë theksoi marrëdhëniet e forta BE-Shqipëri dhe përshëndeti angazhimin ndërkombëtar të vendit tonë për ruajtjen e sigurisë.

Ai theksoi se është koha për të “rigjallëruar” procesin e zgjerimit dhe për të integruar Shqipërinë dhe të gjithë Ballkanin Perëndimor në mënyrë të pakthyeshme në Bashkimin Evropian.

“Shqipëria përmbushi të gjitha kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe unë mbështes fuqishëm, punoj, angazhohem dhe kontribuoj në fillimin e bisedimeve të anëtarësimit gjatë Presidencës Franceze”, tha Borrell.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME