Categories Lajme

Kush janë më të prirur për t’u infektuar me covid? Mjekja: Ka një keqkuptim

Diabetikët janë më të rrezikuarit nga koronavirusi. Ndërkohë, e  ftuar në “Abc e shëndetit”, Endokrinologia Entela Puca ka sqaruar se në fillim ka pasur një keqkuptim kur u tha se diabetikët janë të prirur ta marrin më shpejtë virusin. Mjekja shton se kjo nuk është e vërtetë pasi mundësia e marrjes së virusit është e njëjtë tek të gjithë individët. “Pati edhe një keq kuptim se pacientët diabetikë mund të ishin më të pritur për të marrë virusin. Por është keqkuptim sepse mundësia e marrjes së virusit është e njëjtë. Por se si ky virus sillet në organizëm edhe te diabetikët janë më të prirur të kenë dikurs më të rëndë”, tha ajo.

E pyetur se si ndryshon gjendja e të infektuarve diabetikë tek pacientët e diabetit ti 1 dhe 2 ajo tha se ata të tipit 1 janë në mosha më të reja dhe e kalojnë pothuajse si njerëzit normalë. “Nuk mund të përfshijmë të gjithë ata pacientë që e trajtojnë diabetin. Ata të diabetit tip 1 nuk kanë kompliakacione dhe duke qenë në mosha më të reja mund të jenë gati si persona normal. Dhe në ata të diabetit tip 2 janë të moshave më të mëdha dhe janë më të rrezikuar. Mbi 30 vjeç kanë një risk shumë më të madh.Pacientët gjatë periudhës së Covid kërkojnë doza të larta të insulinë. Në kushtet e shtëpisë fillojnë menaxhojmë insulinën”, tha Puca.

Ndërkohë, lidhur me gratë që shfaqin diabetin gjatë shtatzënisë mjekja tha: “Nëse është një diabet që shpërthen gjatë shtatzëni nuk po themi 100% por zhduket me shtatzëni. Por me lindje nëna nuk paraqet probleme. Por është e riskuar që të bëjë diabet në vitet të vazhdim”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qytetarët sfidojnë temperaturat e larta, mesazh me trëndafila të kuq edhe SPAK-ut

Qindra aktivistë dhe qytetarë janë grumbulluar sot para prokurorisë së Posaçme, aty ku u dorëzua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentimi i autobusit në autostradë, shoferi dyshohet se pësoi arrest kardiak!

Detaje të tjera mësohen në lidhje me aksidentimin e autobusit të linjës Berat-Tiranë në autostradën…

LEXO ME SHUME