Categories Politike

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë

Serbia ka insistuar që në Kombet e Bashkuara në Nju Jork të diskutohet për Kosovën. Një raport i misionit UNMIK është parë si mundësi që serbët të shprehin pakënaqësi rreth dialogut me Kosovën. Por, situata politike, ende nuk është e qartë pavarësisht se muaji mars shihet si datë për progres dhe mbase një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Analistët thonë se është krijuar një pritje për mundësinë e vazhdimit të dialogut, por që realiteti mund të mos favorizojë një gjë të tillë. Kosova është kthyer në temën më të rëndësishme politike në Serbi.
Analisti Zoran Panoviç, thotë se zgjidhja mund të sjellë një marrëveshje të përkohshme që do të ketë një jetëgjatësi. Në Beograd presin një format të ri bisedimesh.

“Eksperienca ka treguar që vendimet merren ndryshe. Kur bëhet fjalë për Beogradin dhe Prishtinën shumica e presin që të përfundojë në një mini-Dejton apo konferencë të madhe. Kështu shihen edhe emërimet e të dërguarve nga Presidenti Trump. Kjo lloj konference e paqes mendohet se do të miratohej edhe nga Rusia.”

Stefan Surliç, nga fakulteti i shkencave politike, thotë se pavarësisht diskutimit në OKB apo zhvillimeve të fundit, mundësia për zgjidhje duket e vogël edhe në rastin kur nga ndërkombëtarët do të paraqitej një dokument i gatshëm.

“Çështja është këtu të thuhet nëse ne si serb dhe shqiptarët do të jetojnë normal. Të kenë liri të lëvizjes, përballje me të kaluarën, duke normalizuar kështu bashkëpunimin dhe duke e mos konsideruar si tradhti. Kjo është e pamundur me afate pasi kjo duhet të jetë një kërkesë konkrete politike dhe shoqërore edhe nga Serbia, por edhe nga Kosova.”

Serbia duket se e ka me rëndësi vazhdimin e bisedimeve. Zyrtarët shtetërorë janë shprehur të gatshëm të negociojnë me këdo. Marrëveshjen duan që në fund ta konfirmojnë në Kombet e Bashkuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME