Categories Lajme

Digjet automjeti i efektivit të policisë së Shkodrës, dyshimet e para

Makina e një efektivi policie të Forcave Operacionale të Shkodrës është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Daniel Matlija”.

Mësohet se makina ndodhej e parkuar pranë banesës së policit në momentin e zjarrit.

“Më datë 28.04.2022, gjatë orëve të para të mëngjesit, në lagjen “Daniel Matlija”, Shkodër, në Rrugën e Koplikëve, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit D. T., 53 vjeç, banues në lagjen “Danjel Matlija”, Shkodër, me detyrë punonjës policie në DVP Shkodër. Mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së këtij shtetasi”, njofton policia.

Policia thotë se nuk duhet ende nëse zjarri ishte i qëllimshme, apo nëse bëhet fjalë për problem teknik.

Njoftimi i policisë Shkodër, Më datë 28.04.2022, gjatë orëve të para të mëngjesit, në lagjen “Daniel Matlija”, Shkodër, në Rrugën e Koplikëve, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit D. T., 53 vjeç, banues në lagjen “Danjel Matlija”, Shkodër, me detyrë punonjës policie në DVP Shkodër. Mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së këtij shtetasi.

Vijojnë veprimet hetimore duke mbledhur çdo provë materiale dhe vlerësuar çdo informacion, si dhe duke bashkëpunuar ngushtë me ekspertët dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për përcaktimin e shkakut të djegies së mjetit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME