Categories Lajme

Merret vendimi: Studentët që do të zgjedhin këtë degë nuk do paguajnë lekë, do përfitojnë madje dhe bursa

Këmbanat kanë kohë që po bienë, por qeveria tani u kujtua për t’i dëgjuar. Ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaroi sot gjatë një takimi me studentë e pedagogë në Universitetin e Elbasanit, se degët e mësuesisë kanë pësuar një ulje drastike.

Ajo bëri me dije se duke filluar nga viti akademik 2022-2023, studentët që zgjedhin të studiojnë në degët e mësuesisë, do të përjashtohen nga tarifat e studimit dhe do të përfitojnë bursë të konsiderueshme.

“Sfida me e madhe lidhet me perspektiven e disa nga programet e studimit që kanë qenë traditë këtu sic kanë qenë programet e mësuesisë. Ne jemi të vetëdijshëm dhe duhet ta shohim të vërtetën në sy . Sot jemi përballë një realiteti ku numri i studentëve të regjistruar në këto programe është shumë i ulët.

Këto janë programe studimi që përbëjnë shtyllën kurrizore të këtij universiteti. Ndaj duhet të punojmë bashkë jo thjesht t’i ngjallim por t’i rrisim në një nivel cilësor më të lartë siç kanë qenë dikur dhe këtë nuk mund ta bëjmë vetëm me promovim, por duke marrë hapa konkret.

Sapo kemi hartuar draftin e kartës së prioriteteve, që në këtë realitet është i domosdoshëm. Pra kemi përcaktuar ato programe që janë prioritare dhe kanë mbështetje nga qeveria. Ne do të ofrojmë mbështetje studentore.

Ata studentë që zgjedhin të studiojnë në këto programe, do të përjashtohen nga tarifat e studimit dhe do të përfitojnë bursë të konsiderueshme. Kjo do të nisë vitin e ri akademik 2022-2023”, tha Kushi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME