Categories Lajme

Sarandë, dënohen me burg dy persona për posedim kokaine, Policia: Kishim ditë që i filmonim dhe fotografonim

Gjykata e Sarandës ka lënë në burg pak ditë më parë 41-vjecarin Bledar Beduli dhe 42-vjecarin Vasil Rraku, të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Reklamat” për goditjen e shpërndarjes së narkotikëve.

Pas arrestimit të tyre, policia nuk bëri publike sasinë e drogës së sekuestruar, por dosja e prokurorisë bën me dije se sasia e kapur është vetëm një dozë kokaine, e cila së bashku me ambalazhin rezultoi 0.4 gram.

Pavarësisht kësaj, me kërkesë të Prokurorit Ilir Hoxha, Gjyqtari Fatmir Ndreu caktoi ndaj të dyshuarve masën e sigurisë “Arrest ne burg”.

Sipas Prokurorisë, në 14 prill, pra tre ditë para kapjes në flagrancë, Prokurori kishte autorizuar lejimin e regjistrimit të fshehtë në vende publike të këtyre personave.

Rezulton se mbi autorizimin e prokurorit për lejimin e regjistrimit të fshehtë fotografik, filmik ose me video të personit në vende publike dt. 14.04.2022. personat nën hetim janë mbajtur nën mbikëqyrje dhe në dt. 17 prill 2022 inspektorët vëzhgues kanë mbajtur nën monitorim të vazhdueshëm subjektet e lartpërmendura duke ndërhyrë me qëllim kapjen e tyre.

Ne fakt indiciet per hetimin e tyre duhet te datojne prej janarit te ketij viti, pasi ne dosjen hetimore vec te tjerash rezulton edhe nje “urdhër për ruajtjen e sekretit të hetimeve, i datës 26.01.2022”.

Më datë 17.04.2022, rreth orës 19:40, Oficerët e Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë konstatuar automjetet me targa “AA912 LT” dhe “AA508 JE”, të udhëtonin përgjatë rrugës së njohur me emrin “Rruga e pestë”, ku është konstatuar se drejtuesit e tyre, respektivisht shtetasit Denis Beduli alias Bledar Beduli dhe Vasil Rraku, janë takuar me njëri – tjetrin.

Duke vlerësuar këtë të dhënë të konstatuar gjatë kryerjes së veprimit hetimor të vëzhgimit, Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë ndërhyrë duke bërë ndalimin për kontroll të tyre, ku njerit prej te arrestuarve gjatë kontrollit fizik të ushtruar ne xhepin e majtë të tutave, i është gjetur 1 dozë e mbështjellë me letër ngjyrë të bardhë ku brenda saj ka material të ngurtë me ngjyrë të bardhë e dyshuar si lëndë narkotike ko kainë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME