Categories Lajme

Digjet për së gjalli brenda banesës babai i tre fëmijëve, shkak një cigare

Një cigare e ndezur mund të jetë shkaku i vdekjes së një 29- vjeçari grek. Ngjarja tragjike ka ndodhur mëngjesin e tw enjtes rreth orës 06:45 teksa ai ka qenë vetëm në shtëpinë e tij, pasi familja kishte shkuar në Kalavryta, raportojnë mediat greke.

Eleftherios Pantazis u asfiksua dhe gjeti vdekjen nga zjarri që përfshi banesën e tij në katin përdhesë të një shtëpie dy katëshe në “Rrugën Aginoros” në zonën Itea të Patras.

Nga hetimet paraprake Pantazis rezulton se ai nuk ka mundur të hapë dot grillat e shtëpisë dhe shkak i zjarrit  mund të ketë qenë një cigare e ndezur. 29-vjeçari lë pas tre fëmijë të vegjël.

Dyshohet se zjarri filloi në pjesën e përparme të shtëpisë dhe 29 –vjeçari ishte bllokuar në të, duke mos arritur të hapte grilat e dritareve.

Kanë qenë shërbimet e zjarrfikëses ato që kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të babait të tre fëmijëve si dhe fikjen e zjarrit në banesë.

f

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME