Categories Lajme

“Dil vrite”, masakroi me drapër fqinjin për pronën, lihet në burg 63-vjeçari

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për autorin Fatmir Manellari për vrasjen e bashkëfshatarit të tij Safet Hyskollari.

Seanca po zhvillohet me dyer të hapura. Viktima ka marrë dy plagë në gjoks dhe një në parakrah. Autori ka shprehur pendesë, gjatë gjithë kohës është parë duke qarë.

Nga prokurori është kërkuar masë arrest me burg për rrezikshmëri të lartë shoqërore. Autori është shprehur se vrasjen nuk e ka bërë me dashje por është vetëmbrojtur.

“Më ka sulmuar dhe goditur në kurriz me gur, edhe unë e godita me gur por nuk e kapa, ai më sulmoi me një copë drapër të këputur dhe me atë unë ja mora nga dora, nuk kisha me vete thikë.

Me drapërin e këputur, nuk e di çfarë bëra dhe ku e shpova por unë po mbrohesha. Ky debat ka 20 vjet. Punoja në kovaçanën e koperativës që e mbajta kur u ndanë pronat, në vitin 2006 me është djegur shtëpia ime dhe aty shtova blindat.

Ditën e ngjarjes isha në punë, tek fabrika e karrigeve dhe nuk lejohej asnjë send i hekurt. Një herë në dy tre ditë shkoja tek prona, dhe vajta në shtëpinë e tij dhe e thirra, e pash që aty ishte me një burrë dhe e thirra, aty i thash që pse më ke shkatërruar pronën, ai më tha që ik ore se kam dokumenta, i thash që të merrte dokumentat më pas doli e shoqja e cila tha dil e vraje atë plehrën, atë mi kanalesh se ne kemi lekë dhe dalim nga burgu.

Aty ai po me gjuante, unë kam tendinat e këputura dhe nuk e kontrolloj dot dorën dhe unë e mora hekurin. Unë nuk mbaj mend dhe nuk di ku e qëllova”, tha ai.

Prokurori thotë se nga kamerat është siguruar se autori ka ikur me vrap, ai po ndiqej nga viktima. Autori ka goditur me mjet prerës që e ka pas me vete dhe e ka goditur disa herë përball viktimën.

Referuar këqyrjes së viktimës, specialistët kanë tre plagë në kufomë.

Ngjarja ka ndodhur në datën 7 Shtator të këtij viti por masa e sigurisë është dhënë sot 3 ditë pas arrestimit të tij. Manellari u arrestua nga policia 2 muaj pas ngjarjes ku la të vdekur një person për motive pronësie. Në momentin e arrestimit ai e ka pasur draprin me vete.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME